E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lexohet deklarimi i fundit i Gazidedes

Tirane- Ne Gjykaten e Krimeve te Renda eshte lexuar dje, deshmia e fundit e dhene nga Bashkim Gazidede para oficereve te Policise Gjyqesore. Pasi ka paraqitur dje certifikaten e vdekjes, prokurori Xhevat Hana lexoi procesverbalin e dates 3 tetor te vitit 2006, kur Gazidede ka deshmuar para dy prokuroreve te Prokurorise se Krimeve te Renda. Ne deklarimin e tij Gazidede bente me dije edhe menyren sesi funksiononte Sherbimi Informativ ne ate kohe. Sipas tij SHIK ka sherbyer ne baze te vendimeve te Keshillit te Ministrave. Cdo dokument dublohej, ku njera drejtohej ne qender dhe tjera rrinte ne baze. Sipas deklarimeve te dhena nga Gazidede nese ne SHIK kishte informacione qe nje preson merrej me nje aktivitet kriminal atehere per kete te fundit hapej nje fashikull perkates ku edhe nisnin verifikimet. "Ne vitin 1995 ne drejtorin e SHIK Tirane , drejtues ka qene Arben Sefgjini. Ne nuk kemi pasur kompetence per te shoqeruar persona", mesohet te kete deklaruar Gazidede 2 vjet me pare, para prokuroreve. Me tej ai shpjegonte se ne te tilla raste ata binin ne kompromis me personin, ku me pas e shoqeronin ne nje vend sekret per ta marre ne pyetje. Sipas shpjegimeve te dhena nga Gazidede, dokumentimi behej ose nepermjet regjistrimit ose filmimit. Ndersa me tej ai shpjegonte se ne raste spiunazhi, SHIK vepronte duke ndjekur personin ne fjale hap pas hapi, per te verifikuar veprimtarine e personit. "Ne asnje rast nuk e kishim te drejten e shkeljes se lirise se personit me miratimin e Prokurorit se Pergjithshem", shpjegonte me tej Gazidede. I pyetur ne ate kohe nese kishte pasur dijeni per shoqerimin e Avdyl Loshaj ne bazen e SHIK Tirane, Gazidede ishte pergjigjur se nuk kishte pasur dijeni. "Me kane ardhur vellezerit e Remzi Hoxhes, por nuk i kam pritur se me kane akuzuar publikisht", kishte deklaruar dy vjet me pare ish kreu i SHIK ne vitin 1995 Bashkim Gazidede. Me tej ai bente me dije se kishte marre dy kerkesa nje nga Pjeter Arbnori per informacione mbi Remziun dhe nje nga prokuroria per verifikimin e targave te nje makine. Ndersa per shoqerimin ne Vajin te Lezhes, se tre personave e kryesisht biznesmenit shqiptaro maqedonas Remzi Hoxha, mesohet se ish kreu i SHIK, kishte bere me dije se ishte vene ne dijeni nepermjet mediave. Sipas tij, Arben Sefgjini dhe Ilir Kumbaro duhet qe te dilnin para ligjit. R.Caushaj

"Koldashi e shpuri ne kthese te Kamzes, Remziun"

Prokurori Xhevat Hana ka kundershtuar deklarimin e dhene nga ana e deshmitarit Shpetim Pasholli perpara gjykates. Sipas prokurorit Hani, deshmitari me daten 10 shtator te vitit 2003 eshte pyetur nga oficeri Kastriot Skenderaj dhe prokurori Perparim Hasa. Ne deklarimet e tij, ai ka bere me dije se me urdher te shefit te tij Avni Koldashi kishin shkuar te pazari i ri, te nje firme. "Avniu me tha ta mbaja ndezur makinen dhe dyert hapur. Aty moren me force nje person dhe pasi e futen me dhune ne makine Avniu me tha ik drejt Kazmes", ka deklaruar 5 vite me pare deshmitari. Me tej ai kishte shpjeguar se pasi kishin arritur ne Kamez, Koldashi i kishte kerkuar qe te ndalonte para makines, fuoristrade e erret. Aty mesohet se kishin lene Hoxhen dhe se bashku me Koldashin dhe me dy persona Bajram Budica dhe Riza Shahu ishin rikthyer serish ne Tirane.

Halit Shamata: Nuk kam dijeni per rastin e Remziut

Ish ministri i Arsimit Halit Shamata eshte thirrur per te dhene shpjegime mbi rrembimin e biznesmenit shqiptaro- maqedonas Remzi Hoxha. Ai ka bere me dije dje perpara gjykate se nje minister vihet ne dijeni ne rruge institucionale. Ne deklarimet e tij Shamata ka shpjeguar se nuk mbante mend asgje pasi kishte kaluar shume kohe. I pyetur nga Prokuroria per nje kerkese drejtuar atij, mbi arrestimin e punonjesit te Komisariatit numer 3 Zograf Cala, i akuzuar per rrembim persona, Shamata eshte pergjigjur qe nuk i kishte ardhur nje shkrese e tille.

Prokuroria: Agim Shehu ka genjyer gjykaten

Pas perfundimit te degjimit te deshmitareve te thirrur nga ana e Prokurorise, gjykata i beri me dije te dyja paleve, mbrojtjes dhe akuzes per deshmitare qe nuk ishin njoftuar, apo per ata qe nuk ndodheshin ne vendin tone. Sipas gjykatesit Xhelal Elezi, Agim Shehu ish zevendes drejtori i Policise se Shtetit sipas nje pergjigjeve te mberritur ne gjykate, ndodhej jashte shtetit. Por kjo gje eshte kundershtuar nga prokurori. "sipas verifikimeve dhe te dhenave qe ne disponojme Agim Shehu nuk ndodhet jashte shtetit", ka shpjeguar dje perfaqesuesi i akuzes. Ndersa ai i ka kerkuar gjykates qe te rithirren te gjithe deshmitaret. Ne seancen e radhes pritet qe te japin deklarime Fatos Klosi, Anibal Basha, Agim Shehu si dhe disa persona te tjera te cilet kane dijeni per ngjarjen e 10 tetor te vitit 1995.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›