E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha në Kashar, premton ndryshim administrativ

Kryeministrit Berisha gjatë inagurimit të shkollës ”Kashar Qendër” premton një ndryshim administrativ duke e shpallur Kasharin Bashki. Përpara nxënësve, mësuesve dhe banorëve të zonës, Berisha kërkoi votën në 28 qershor. 

TIRANE- Kryeministri Berisha gjatë një inaugurimi të shkollës “Kasharë Qendër”, premton një ndryshim administrativ në rast të fitores së një mandati të dytë, duke e shpallur këtë komunë Bashki. Përpara nxënësve, mësuesve dhe banorëve të kësaj zone kryeministri Berisha kërkoi votën në 28 qershor për një mandat të dytë qeverisës për të vazhduar siç tha ai, ndryshimin e madh.

“Kjo mazhorancë do të përdori të gjithë pushtetin e vet për tju shpallur Bashki sepse e meritoni. Kashari do të jetë bashki pasi ju keni një zonë të urbanizuar më mirë se çdo lagje e Tiranës. Kashari do të shpallet bashki pasi numëron mbi 2000 biznese dhe inauguron dy shkolla të mesme”- u shpreh kryeministri Berisha.

Ndërtimi i shkollës 9 vjeçare ka kushtuar rreth 100 milion lekë dhe ajo është projektuar për të akomoduar 800 nxënës. Më tej në inaugurimin e shkollës së mesme në fshatin Katund i Ri, kreu i qeverisë ka bërë një tjetër premtim të cilin e ka pasur pjesë të programit të tij qeverisës edhe gjatë zgjedhjeve të vitit 2005, atë për të zhdukur analfabetizmin. Berisha premtoi mbështetje me bursë për ata nxënës që kanë rezultate të mira. Shkollat në këtë komunë kanë një kapacitet prej 1700 nxënësish, komuna Kashar është vetëm 15 km larg kryeqytetit. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›