Bregu: Politikat e qeverisë për reduktimin e nivelit të varfërisë kanë qenë të sukseshme

Zëdhënësja e Qeverisë, Majlinda Bregu përshëndet studimin e BB, PNUD dhe INSTAT për matjen e nivelit të jetesës
Zëdhënësja e Qeverisë, Majlinda Bregu deklaroi sot se "politikat e ndërmarra nga kjo qeveri për uljen e nivelit të varfërisë në vend kanë qenë të suksesshme". Përmes një deklarate për shtyp, znj. Bregu solli në vëmendje studimin e Bankës Botërore, PNUD-it dhe INSTAT-it për matjen e nivelit të jetesës. Kjo analizë e tipologjisë së varfërisë, sipas znj. Bregu, "i ofron qeverisë të dhënat reale të një situate pozitivisht në ndryshim, dhe e orienton drejt një detyrimi: reduktimin e treguesit të varfërisë relative me 70% dhe eliminimin e plotë të varfërisë ekstreme në vend. Këto institucione kanë dhënë një panoramë të qartë e të plotë, të një prej fenomeneve më të mprehta ekonomike e sociale të çdo vendi në botë, siç është problemi i varfërisë. Ky studim ka konfirmuar edhe një herë se varfëria në vendin tonë po vazhdon të shënojë rënie me ritme më të shpejta, krahasuar me vitet më parë", u shpreh. znj. Bregu.Duke i'u referuar shifrave të këtij studimi, ajo vuri në dukje se "nga 18.5% që ishte në vitin 2005, sot niveli i varfërisë ka rënë në 12.4 % të popullsisë". "Kemi një rënie me mbi 35 % në vitet 2005- 2008, nga një rënie me 27 % që ishte shënuar në periudhën 2002-2005", tha znj. Bregu. Ky studim, sipas zëdhënëses së qeverisë, "ka konfirmuar se kanë qenë politikat ekonomike e sociale të ndërmarra nga qeveria, që kanë bërë të mundur që mbi 200 mijë persona të shkëputen nga zinxhiri i varfërisë dhe të bëhen pjesë e rritjes ekonomike të vendit. Konsumi mesatar për frymë është rritur me 7 % që nga viti 2005. Zonat qëndrore e bregdetare janë zonat, të cilat kanë patur një ulje drastike të varfërisë. Sot në këto zona është e varfër vetëm 10 % e popullsisë krahasuar me 21.2 % që ishin në vitin 2005", tha znj. Bregu. Fakti se ka patur një rënie të ndjeshme të varfërisë në zonat rurale me 47 për qind, sipas zëdhënëses së Qeverisë dëshmon se varfëria nuk është më sot një problem kryesisht rural. "Niveli i lartë dhe i konsoliduar i rritjes ekonomike gjatë këtyre viteve, në 7 %, politikat qeveritare të mbështetjes e vëmendjes ndaj këtij problemi të ndjeshëm, dyfishimi i pensioneve, pagave, asistencës sociale, lehtësirat e të bërit biznes, taksat e ulëta, apo dhe programet e zhvillimit rural e investimeve publike, janë shpjegimi i vetëm i uljes së nivelit të varfërisë dhe vërtetojnë që reminitancat nuk janë më primare si dikur në zbutjen e varfërisë në vend", vijoi më tej Bregu. Zëdhënësja e Qeverisë informoi se te ky fenomen janë përqëndruar këto ditë disa nga periodikët dhe agjencitë më serioze ndërkombëtare si "Forbes", ëall Street Journal" dhe "Reuters", të cilat kanë vënë theksin në zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm në Shqipëri, në një kohë kur e gjithë bota e rajoni është i prekur nga kriza globale. "Ky studim, dëshmi e trendit të ndryshimit në Shqipëri, është edhe një dokument i rëndësishëm referimi, jo vetëm statistikor, por dhe orientues për vazhdimin e reduktimit të mëtejshëm të varfërisë, sidomos në zonat malore, ku fenomeni është ende i pranishëm", tha ajo.
Deklarata e plotë
Banka Botërore, Organizata e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, PNUD dhe Instituti i Statistikave në botimin e Anketës për Matjen e Nivelit të Jetesës, kanë dhënë një panoramë të qartë e të plotë, të një prej fenomeneve më të mprehta ekonomike e sociale të çdo vendi në botë, siç është problemi i varfërisë.
Ky studim ka konfirmuar edhe një herë se varfëria në vendin tonë po vazhdon të shënojë rënie me ritme më të shpejta, krahasuar me vitet më parë. Nga 18.5% që ishte në vitin 2005, sot niveli i varfërisë ka rënë në 12.4% të popullsisë, me një rënie me mbi 35% në vitet 2005- 2008, nga një rënie me 27% që ishte shënuar në periudhën 2002-2005.
Ky studim veç shifrave ka konfirmuar se kanë qenë politikat ekonomike e sociale të ndërmarra nga qeveria, që kanë bërë të mundur që mbi 200 mijë persona të shkëputen nga zinxhiri i varfërisë dhe të bëhen pjesë e rritjes ekonomike të vendit.
Konsumi mesatar për frymë është rritur me 7% që nga viti 2005.
Zonat qëndrore e bregdetare janë zonat, të cilat kanë patur një ulje drastike të varfërisë. 10 % e popullsisë në këto zona është e varfër sot në krahasim me 21.2 % të vitit 2005.
Fakti se ka patur një rënie të ndjeshme të varfërisë në zonat rurale, me 47% dëshmon se varfëria nuk është më sot një problem kryesisht rural.
Niveli i lartë dhe i konsoliduar i rritjes ekonomike gjatë këtyre viteve, në 7 %, politikat qeveritare të mbështetjes e vëmendjes ndaj këtij problemi të ndjeshem, dyfishimi i pensioneve, pagave, asistencës sociale, lehtësirat e të bërit biznes, taksat e ulëta, apo dhe programet e zhvillimit rural, investimeve publike, janë shpjegimi i vetëm i uljes së nivelit të varfërisë nga 18.5 % në 2005, në 12.4 % në 2008 dhe vërtetojnë që reminitancat nuk janë më primare si dikur në zbutjen e varfërisë në vend.
Në këtë fenomen janë përqëndruar këto ditë disa nga periodikët dhe agjencitë më serioze ndërkombëtare si "Forbes", ëall Street Journal" dhe "Reuters", të cilat kanë vënë theksin në zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm në Shqipëri në një kohë kur e gjithë bota e rajoni është i prekur nga kriza globale.
Ky studim, dëshmi e trendit të ndryshimit në Shqipëri, është edhe një dokument i rëndësishëm referimi, jo vetëm statistikor, por dhe orientues për vazhdimin e reduktimit të mëtejshëm të varfërisë, sidomos në zonat malore, ku fenomeni është ende i pranishëm.
Kjo analizë e tipologjisë së varfërisë i ofron qeverisë të dhënat reale të një situate pozitivisht në ndryshim, konfirmimin se politikat e ndërmarra gjatë këtyre viteve kanë qenë të suksesshme dhe nga ana tjeter na orienton drejt një detyrimi: reduktimin e treguesit të varfërisë relative me 70% dhe eliminimin e plotë të varfërisë ekstreme në vend.
...