E Diel, 1 Nëntor 2026

Legalizimet, grafiku i ndarjes së lejeve në rrethe



Përcaktohen datat për ndarjen e tapive

Sot nis ndarja e lejeve në Shkodër

Agjencia e Legalizimeve ka bërë të ditur kalendarin e ndarjes së lejeve të legalizimit në të gjitha rrethet. Krahas Tiranës, procesi do të nisë edhe në rrethet e tjera të vendit, duke filluar nga sot. Shkodra do të jetë rrethi i parë ku do të ndahen lejet e legalizimeve. Aktualisht, në mbarë vendin janë në proces përpunimi 134 341 dosje objektesh informale, ndërkohë që ka përfunduar përgatitja e dokumentacionit tekniko-ligjor dhe pritet të legalizohen afro 12 297 objekte informale, të cilat gjenden në fazën përfundimtare të likuidimit të detyrimeve financiare nga qytetarët. ALUIZNI ka përmbyllur plotësimin e dosjeve dhe ka gati për pajisje me leje legalizimi 4 504 objekte, për të cilat qytetarët kanë shlyer detyrimet financiare. Legalizimi i këtyre pasurive informale do të pasohet nga procesi i regjistrimit të tyre në zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, në funksion të përfshirjes së tyre në sistemin kombëtar të regjistrimit dhe pajisjes me tituj pronësie, brenda afateve të parashikuara në kuadrin ligjor. Miratimi i kalendarit të aktiviteteve për shpërndarjen e lejeve të legalizimit paraprihet nga një program masash për organizimin e aktiviteteve me këtë tematikë, në çdo qark të vendit, duke filluar nga dita e sotme deri në fund të javës së parë të muajit prill. Drejtoritë rajonale të ALUIZNI-t kanë plotësuar dokumentacionin e dosjeve të legalizimit për çdo objekt informal, si dhe kanë njoftuar qytetarët për shpërndarjen e lejeve të legalizimit sipas afateve të fiksuara në këtë kalendar. ALUIZNI, në vazhdimësi do të publikojë informacion në lidhje me ritmet e procesit të shpërndarjes së lejeve të legalizimit për objektet informale, të dhëna mbi detyrimet financiare të paguara nga qytetarët, ecurinë e regjistrimit të pasurive të legalizuara në sistemin e regjistrimit të pasurive të paluajtshme etj.

Tarifat

Nëpërmjet bankës do të paguhen të gjitha shumat që kërkon ligji për legalizimin e objekteve pa leje. Në ligjin për legalizimet janë përcaktuar edhe çmimet përkatëse, të cilat variojnë nga 100 mijë deri në 400 mijë lekë të reja. Këto çmime konsiderohen sociale. Ligji ka përcaktuar edhe çmimet e përfundimit të këtij procesi, sipas sipërfaqes dhe zonave informale përkatëse. Për parcelat ndërtimore jashtë vijave të verdha, çmimi për një sipërfaqe prej 100 metrash katrorë shkon deri në 100 mijë lekë. Ndërkohë, për sipërfaqe deri në 500 metra katrorë shuma që duhet paguar është 400 mijë lekë të reja. Për parcela ndërtimore brenda vijave të verdha, çmimi për një sipërfaqe toke deri në 100 metra katrorë varion deri në 200 mijë lekë, ndërsa deri në 300 metra katrorë është 400 mijë lekë të reja. Në lidhje me shtesat, çmimi për sipërfaqe deri në 50 metra katrorë është 100 mijë lekë të reja dhe maksimalja për 100 metra, është 400 mijë lekë të reja. Njëkohësisht, do të ketë disa taksa të tjera, si ajo e ndikimit në infrastrukturë apo tarifat e tjera për formularët e legalizimit. Qeveria ka miratuar edhe tarifat shtesë që do të vendosen për legalizimin. Qytetarët do të paguajnë vetëm nga 4 mijë lekë të reja për të gjithë dokumentacionin dhe kjo është tarifa që do të paguajë qytetari për shërbimin..

KALENDARI PËR SHPËRNDARJEN E LEJEVE TË LEGALIZIMIT

DT. AKTIVITETIT DITA ORARI QARKU/RRETHI

11. 03.2009 E Mërkurë 11.00 Shkodër

12.03.2009 E Enjte 11.00 Tiranë

(pallatet me shtesa)

13.03.2009 E Premte 11.00 Elbasan

17.03.2009 E Martë 11.00 Vlorë

18.03.2009 E mërkurë 11.00 Sarandë

19.03.2009 E Enjte 11.00 Lezhë

20.03.2009 E Premte 11.00 Durrës

24.03.2009 E Martë 11.00 Berat

25.03.2009 E Mërkurë 11.00 Tiranë

26.03.2009 E Enjte 11.00 Fier

27.03.2009 E Premte 11.00 Korçë

30.03.2009 E Hënë 11.00 Lushnjë

31.03.2009 E Martë 11.00 Pogradec

01.04.2009 E Mërkurë 11.00 Kavajë

02.04.2009 E Enjte 11.00 Gjirokastër

03.04.2009 E Premte 11.00 Kukës

07.04.2009 E Martë 11.00 Dibër

ALUIZNI, gati legalizimi i 6620 apartamenteve, lokaleve dhe garazheve

Agjencia e Legalizimeve ka bërë të ditur se ka gati lejet e legalizimeve të 6 600 apartamenteve, lokaleve dhe garazheve pa leje. Ditën e nesërme kjo agjenci do të bëjë publike vendndodhjen e tyre. Qytetarët që jetojnë në shtesa pallatesh pa leje, nuk do të kenë asnjë detyrim financiar për të paguar për legalizimin e apartamentit të tyre. Banorët që kanë blerë këto apartamente do të paguajnë vetëm taksa simbolike, si ajo e ndikimit në infrastrukturë, ndërsa për detyrimin e legalizimit dhe hipotekimit të tyre, shoqëria e ndërtimit do të paguajë gjithë shumën që kërkon ligji. Sipas ligjit, qytetarët që banojnë në këto shtesa pallatesh, janë të mbrojtur, ndërsa ndërtuesit e pallateve pa leje apo shtesave do të penalizohen në rast se nuk paguajnë detyrimin. E vetmja përgjegjësi e qytetarit është që të shkojë në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për ta regjistruar atë. Detyrimi që ndërtuesit kanë për të paguar ndaj shtetit për shtesat pa leje, është përcaktuar me formulën e përcaktuar nga Shoqata e Ndërtuesve me Drejtorinë e Tatimeve, për zona të ndryshme të Tiranës dhe për zona të ndryshme të Shqipërisë. Përcaktohet 4 për qind për banesat, 10 për qind për banesat sociale, nëse ka ndryshim destinacioni, 20 për qind

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›