E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo e mbyll me fitore me Realin e Madridit

MADRID - Ka qenë ndeshja e fundit e sezonit për Realin e Madridit, por edhe e fundit për trajnerin Zhoze Murinjo, i cili pas kësaj ndeshje nuk është më zyrtarisht trajner i merenguesve.

Reali ka fituar 4-2 me Osasunën, duke e mbyllur në vend të dytë kampionatin spanjoll. Fillimisht ka kaluar në avantazh Higuain, i cili i ka lëshuar ultimatum klubit për rritje page, në të kundërt do të shkojë tek Juventusi, që e kërkon me ngulm. Pjesa e parë mbyllet 2-0, teksa Esien ka dyfishuar shifrat.

Në pjesën e dytë kemi dy gola të njëpasnjëshëm të Osasunës, por Benzema dhe më pas Kallejon shënjestrojnë portën e Osasunës dhe e mbyllin me fitore. Sipas tabloidit anglez “The Sun”, Murinjo ka firmosur për 4 vjet me Çelsin dhe kjo pritet të bëhet shumë shpejt publike, pasi tashmë portugezi nuk është më trajner i Realit të Madridit.

(er.nu/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›