E Shtunë, 31 Tetor 2026

Regjistrimi i popullsise AS siguron formularin me 40 pyetje

Censusi i popullsisë dhe banesave do të përmbajë 40 pyetje dhe do të nisë më 1 tetor. “AS” ka siguruar kopjen e formularit zyrtar që do të plotësojnë shqiptarët në vjeshtën e këtij viti. Përkatësia etnike dhe besimi fetar shumë të debatuara mediatikisht në muajt e fundit janë dy pyetjet përmbyllëse të këtij formulari, të cilat janë specifikuar si deklarim i lirë dhe jo i detyrueshëm. Termi “kombësi” është zëvendësuar me termin “grupim etno-kulturor”.

Por ajo që bie në sy në të gjithë draftin voluminoz prej 32 faqesh, ku shqiptarëve do u duhen pak a shumë 10 minuta kohë për ta plotësuar, është mënyra se si janë formuluar pyetjet.

Pyetja e parë lidhet me llojin e banesës, nëse shqiptarët jetojnë në pallat, shtëpi private apo Baraka dhe kasolle.

Në pyetjen e 4-rt, shqiptarët do të japin informacion edhe mbi llojin e tualetit që kanë në përdorim, apo për llojin e automjetit që disponojnë. Nga rezultati i përgjigjeve do të kemi statistika të plota mbi mënyrën e jetesës, për të kuptuar se sa të pasur apo të varfër janë shqiptarët.

Do të kemi stastija të plota dhe për herë të parë edhe për emigrantët, pasi familjarët e tyure do të specifikojnë emrat dhe vendndodhjen jashtë Shqipërisë të të afërmve të tyre. Kjo është hera e dytë pas vitit 1989 që në Shqipëri bëhet censusi i popullsisë dhe banesave.

Erjon Ajazi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›