E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masaker ne Berat vret djalin dhe plagos gruan e kunatin

Krimi në familje ka tronditur rëndë një fshat në rrethin e Beratit ku një 65-vjeçar ka vrarë më armë zjarri djalin e tij duke e lënë të vdekur në vend. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në fshatin Arrëz, në komunën Poshnje të rrethit të Beratit, ku viktimë mbeti  36-vjeçari Vullnet Cjapi, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri në gjoks, nga i ati i tij Yzeri Cjapi, 65 vjeç.

Autori mësohet se pas një grindje të çastit me djalin e tij e qëlloi atë me një armë tip çifte duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa më pas në tronditje e sipër ka plagosur kunatin dhe bashkëshorten e tij, të cilët ndodhen në spitalin e Beratit jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve të policisë, shkak i kësaj ngjarje të rëndë është bërë një grindje mes babait dhe djalit të tij. 65-vjeçari mësohet se ka akuzuar djalin e tij, pasi ky i fundit kishte shkuar në dasmën e dajës së tij Murat Banaj, me të cilin i ati nuk fliste prej kohësh.

Por për të ulur tensionet dhe për të biseduar në banesë kishin mbërritur dhe daja i djalit, Murat Banaj së bashku me bashkëshorten e tij. Kaq ka mjaftuar në mënyrë që 65-vjeçari të merrte vendimin ekstrem dhe të shkaktonte një tragjedi të vërtetë.

Në grindje e sipër ai ka nxjerrë armën, një tip çifte, të cilën e mbante në banesë dhe ka qëlluar me të në drejtim të djalit duke e lënë të vdekur në vend, ndërkohë që të plagosur ngelën dhe Banaj së bashku me bashkëshorten.

Kanë qenë familjarët e tjerë, të cilët kanë njoftuar policinë, por që nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për të shpëtuar jetën e 36-vjeçarit, ndërkohë që të plagosurit u dërguan drejt spitalit të Beratit dhe ndodhen jashte rrezikut për jetën.

Pas gati një ore që qëndronte në një nga dhomat e banesës, autori u vetëdorëzua, ndërsa ekspertet e krimeve po punojnë për zbardhjen e këtij krimi të rëndë.

Azhornuar së fundi ( e diel , 24 korrik 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›