E Diel, 1 Nëntor 2026

Riformatimi i kabinetit Sula Duhen ndryshime te reja

Në pritje të betimit të dy ministrave të rinj të kabinetit berisha, sipas demokratëve të tjera ndryshime duhet të përfshijnë qeverinë. Dashnor Sula, deputeti i selisë blu, është i mendimit se ka ardhur momenti për të rifreskuar kabinetin me emra të rinj. Kjo në kuadër dhe të zgjedhjeve të 2013-ës, ku maxhoranca duhet të paraqitet më aktive se kurrë.

“Duhet të kemi një analizë përsa u përket këtyre dy viteve, për të parë performancën e secilës ministri si institucion dhe të drejtuesve të këtyre ministrive. Kjo nuk do të thotë të kemi ndryshime drastike, absolutisht, nuk jam për ndryshime drastike, por them që në ministri të caktuara ka nevojë që të kemi ndryshime. Kriteri do të thoja kryesor, të vlerësimit të secilit politikan do të ishte kriteri i rezultateve në terrren, kemi një grup deputetësh të cilët mbulojnë një qark të caktuar, dhe në sajë të rezultateve të cilat janë arritur në qarqe, qoftë në zgjedhjet e vitit 2009, qoftë në ato të 2011-ës dhe të vlerësohen për të pasur një karrierë të caktuar, qoftë edhe në ekzekutiv”-tha Sula.

Në rradhët e demokratëve, sipas Sulës, ka personalitete që duhet të vlerësohen për kontributet e dhëna.Një javë më parë shefi i qeverisë, plotësoi 2 vendet bosh në kabinetin e tij me Eduard Halimin dhe Aldo Bumçin. Të dy ministrat u votuan të enjten në kuvend dhe pritet të betohen në fillim të javës para presidentit të republikës.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›