E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, AK: Shteti të zbardhë falsifikimet e kombësisë

SARANDE- Lëvizja Aleanca Kuq e Zi vazhdoi sot protestën, në qytetin e Sarandës, kundër ligjit për regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike e fetare. Me parulla kundër dhe Saranda i thotë jo këtij regjistrimi, AK kërkoi që shteti të zbardhë falsifikimet e kombësisë.

“Respekt për minoritetet, por jo falsitetit“- deklaruan përfaqësues të Aleancës Kuq e Zi të cilët vunë në dukje se “mijëra shqiptarë janë bërë grekë të rremë“.

Aleanca Kuq e Zi kërkon shfuqizimin e ligjit për regjistrimin e popullsisë, duke deklaruar se është shkelur Kushtetuta pasi kanë votuar dy deputetë që nuk kanë qenë prezentë.

AK kërkon “shfuqizimin e votimit me dy duar. Ligji i novatorëve është antikushtetues” dhe shprehet e vendosur për të mbledhur firmat kundër këtij ligji.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›