E Diel, 1 Nëntor 2026

Autori i sulmeve të Oslos, flet avokati: Breyvik pranoi fajësinë, por tha se tragjedia ishte e nevojshme

24-07-2011 / Gazeta 55

Personi i akuzuar për masakrën në ishullin norvegjez të Utojas dhe për bombën në ndërtesën qeveritare në Oslo ka pranuar përgjegjësinë. Lajmin e bëjnë të ditur avokatët e tij. Anders Behring Breivik, i ka përshkruar veprimet e tij si “të frikshme por të domosdoshme”.
Ai ka bërë gjithashtu të ditur përmes përfaqësuesëve të tij ligjorë se do të japë sqarime mbi veprimet e tij ditën e hënë në gjykatë. Të paktën 85 persona humbën jetën kur personi i armatosur qëlloi si i cmendur ndaj disa të rinjve që po merrnin pjesë në një tubim elektoral në ishullin Utoja, pak orë pasi bomba e shpërthyer në Oslo u kishte marrë jetën 7 personave.
Ndërkohë që e gjithë Norvegjia mbante zi për viktimat, policia ka vazhduar të kërkojë personat e humbur. Katër persona që ndodheshin në ishullin e masakrës nuk janë gjetur ende dhe mendohet se mund të jenë mbytur në liqen, në tentativë për t’u shpëtuar plumbave. Në Oslo, policia tha se numri i viktimave mund të rritet edhe më tej pasi trupa, ose pjesë trupash janë gjetur në ndërtesat e dëmtuara nga bomba. Policia ka thënë gjithashtu se një person tjetër mund të jetë përfshirë në sulmet e së premtes, të cilat ndodhën pak orë nga njëra-tjetra.

Masakra në Norvegji, dëshmitari: Killeri ishte i qetë
   
Një dëshmitar i masakrës së djeshme të ndodhur në Oslo, ka rrëfyer se vrasësi ishte i qetë në momentin që ka kryer krimin. “Ecte i qetë përgjatë ishullit dhe ka qëlluar drejt të gjithëve.
Më pas është afruar pranë vendit ku ishte ulur dhe ka filluar të gjuajë me armë duke vrarë fillimisht 10 persona. Gjëja më e çuditshme është se ai ishte tepër i qetë.
Kam arritur të shpëtoj sepse u hodha direkt në ujë”- shprehet ai.
Shumë të pranishëm janë përpjekur t’i shpëtonin të shtënave të armës që vinin nga killeri, por një pjesë e madhe e tyre për fat të keq nuk kanë arritur të shpëtonin.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›