Berisha ne Kavaje premton zhvillim te fuqishem te ekonomise

Nga sheshi Demokracia në Kavajë, kryeministri Berisha u premtoi qytetarëve se në 4 vitet që vijnë Kavaja do të shndërrohet në njërën prej qendrave më të fuqishme ekonomike të vendit, me një infrastrukturë nga më modernet dhe bashkëkohoret.
Në mbështetjen për kandidatin aktual të bashkisë Refik Rugia, kreu i qeverisë tha se brenda pak kohësh, Kavaja do të ketë dhe hyrjen e saj për në kryeqytetin e Shqipërisë.
“4 vitet që vijnë Kavaja do të shndërrohet në një nga qendrat më të fuqishme ekonomike të vendit. Me punën, djersën dhe mundin tuaj ju do të ngrini Kavajën, në lartësitë më të mëdha të zhvillimit në këtë vend. 4 vitet që vijnë brigjet më të bukura të Kavajës nga Gosa deri në Shkëmbin e Kavajës do të jenë pol kryesor turistik i Shqipërisë dhe rajoni”-tha Berisha.
Gjatë fjalës së tij Berisha nuk la pa përmendur dhe akuzat ndaj përfaqësuesve të partisë Socialiste.
“Duke dëgjuar Fridën tek bënte thirrje shokëve dhe shoqeve të veta për të votuar më erdhi ndër mend një gjë që dua tia them Fridës dhe moshatarëve të saj: E dashur Frida, dy vjet para se të lindje ti, baballarët dhe nënat tuaja në këtë qytet rrugën e vetme e shkelmuan me këmbë, e shtruan për tokë dhe ecën mbi të, sepse ata si rrugë të vetme njihnin vetëm rrugën e zotit, kurse si rrugë tokësore njihnin rrugën e lirisë.Ndaj dhe nuk po ndalem fare ta komentoj, por pyet kur të kthehesh në shtëpi njerëzit e tu ta tregojnë se cila ishte rruga e vetme dhe çfarë i rezervuan ata, atë qe ajo meritoi”-tha kryeministri.
Më tej Berisha garantoi kavajasit se infrastruktura, por edhe zhvillimi i mëtejshëm bujqësor do të jetë një ndër prioritetet e kësaj qeverie.
Jul Kasapi