Shperthim te cadra e PS-se 1 i plagosur

Një shpërthim ka ndodhur pak minuta më parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, pranë çadrës elektorale të partisë Socialiste.
Shpërthimi ndodhi në një kosh plehrash ndërmjet lulishtes ku gjendet çadra elektorale dhe dy kullave binjake, ndërsa si pasojë e tij ka mbetur i plagosur Armando Dyrmishi, 29 vjeç nga Tirana.
Policia e cila mbërriti në vendngjarje bëri me dije se dyshimet e para janë ato të ardhura nga ndonjë shashkë ose bombol gazi, por hetimet po vazhdojnë.
I plagosuri Armand Dyrmishi ishte kalimtar i rastit, ndërsa u plagos në njërën këmbë. Ai u dërgua menjëherë në spitalin ushtarak, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Jul Kasapi