PDU, promemorie KE-se per ceshtjen came
Perfaqesues te komunitetit cam, i kane kerkuar dje bashkesise nderkombetare dhe autoriteteve me te larta te shtetit, qe t'i imponoje Greqise pranimin publik te fajit, lidhur me gjenocidin e ushtruar ndaj pleqve, grave dhe femijeve qe mbeten te vrare dhe te tjere qe vdiqen rruges nga uria dhe vuajtjet ne rrugetimin drejt Shqiperise me 9 dhjetor te 1948. Nepermjet nje promemorie, kryetari i Partise per Drejtesi dhe Unitet, Shpetim Idrizi si dhe deputeti Dashamir Tahiri, ne Diten Boterore te Luftes Kunder Genocidit kane ritheksuar kerkesat e ketij komuniteti mbi zgjidhjen e ceshtjes came. Ne te kundert ata deklaruan se mbeten te vendosur te pershkallezojne protesten e tyre me te gjitha mjetet demokratike, politike e juridike deri ne permbushje te asaj qe ata e konsiderojne te drejte e legjitime. "Kerkojme pranim publik te fajit prej Greqise shtetit shkaktar te ketij gjenocidi, demshperblime per familjaret e viktimave te pafajshme te ketij gjenocidi, mundesi per anetaret e komunitetit tone per te vizituar tokat dhe varret e te pareve, ngritje e lapidareve apo monumenteve qe nderojne te vdekurit dhe te vraret e asaj periudhe, si dhe heqje e memorialeve te atyre qe shkaktuan masakrat mbi popullsine shqiptare came, restaurim te se drejtes se pronesise, amendim te ligjeve te vitit 1970-1980 ne ato nene qe ndalojne ish-shtetasit greke me kombesi shqiptare te rikthehen", deklaroi kreu i PDU.