Berisha ne Koplik Rama me luge floriri ne bashki

Nga Kopliku kryeministri Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Ramadan Lika, por në të njëjtën kohë ka thumbuar edhe kreun e PS-së. Duke e etiketuar si ‘të vetëm’ shefin e opozitës, Berisha tha se Rama tek bashkia ka lugën e floririt, tek qeveria ka ëndrrën e floririt, dhe tek partia Socialiste ka peshkun e floririt në ëndërr.
“Rruga e vetme e etërve të dikurshëm nuk kthehet më kurrë, kurse rruga e vetme e bijve të tyre është sot rruga e bllokimit të çdo gjeje që është në interesin tuaj. Atij të vetmit, i cili do të bëhet vetë kryetar bashkie, vetë kryetar partie, vetë kryetar qeverie. Ju e dini kush ishte ky. Dhe a e dini pse vëllezër dhe motra? Sepse tek bashkia ka lugën e floririt, tek qeveria ka ëndrrën e floririt, tek Partia Socialiste ka peshkun e floririt në ëndërr”- tha kryeministri Berisha.
Berisha u zotua se në 4 vitet që vijnë do të nisë puna për parkun industrial, ku do të punësohen mijëra të rinj nga gjithë Shqipëria.
Erjon Ajazi