Rradhe per kartat. Lezhe shiten 900 kupona per dy jave

Nga fundi i muajit mars dhe deri më tani në Qarkun e Lezhës është rritur ndjeshëm numri i qytetarëve që aplikojnë për letërnjoftimet elektronike.
Sipas Drejtorit të Postës së Lezhës, Valentin Gjetja në muajin mars vetëm për karta identiteti janë shitur 1050 kupona, ndërsa nga fillimi i muajt prill e deri tani janë shitur 900 kupona.
Rritja e fluksit për aplikimin për pajisjen me karta identiteti është ndikuar edhe nga promocionet e bëra nga kandidatët në garë për zgjedhjet lokale të 8 majit për të patur një mjet të sigurtë identifikimi gjatë procesit të votimit.
“Kemi një fluks sidomos në nga marsi deri tani. Kjo vjen edhe në sajë të sensibilizimit të forcave politike, sepse jemi në fushatë dhe mjeti identifikues për të votuar është karta e identitetit”- shprehet, Valentin Gjetja, drejtor i Postës në Lezhë.
Ndërkohë që nuk pritet rënie e këtij fluksi pasi pas përfundimit të zgjedhjeve lokale fillon ardhja e emigrantëve për pushime.
Lindita Kokaj