E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krishti u ngjall Bota e krishtere kremton Pashken

Besimtarët ortodoksë dhe katolikë kremtuan Festën e Pashkës, Ditën e Ringjalljes së Krishtit. Ndërsa përgatitjet nisën pak para mesnate me shërbesën e Shenjtë,  mijëra besimtarë katolike dhe ortodoksë e festojnë ringjalljen e Krishtit në të njëjtën ditë.

Ky rit i tyre kulmon me një seri ceremonish fetare, që nga Kreshma, e më pas e Premtja e Zezë dhe Dita e Ringjalljes. Në kryeqytet këmbanat, urimet dhe shkëmbimi i vezëve e kthyen natën e së shtunës duke u gdhirë e diela, në një ditë feste dhe hareje.

Besimtarët katolikë u mblodhën në katedralen e “Shën Palit" për të ndjekur meshën e drejtuar nga imzot Rrok Mirdita, ndërsa në kishën ortodokse me qindra besimtarë ndezën qirinj në meshën e shenjtë të drejtuar nga Kryepeshkopi i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Mëngjesorja e së dielës dhe Mesha Hyjnore kremtohen së bashku me orët e para të ditës së parë të javës, ndërsa në të gjithë vendin besimtarët katolikë dhe ortodoksë si rrallëherë këtë vit ringjalljen e Krishtit e festuan në të njëjtën ditë.

Jul Kasapi Azhornuar së fundi ( e diel , 24 prill 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›