Fluks ne pediatri mjeket Kujdes me antibiotiket

Ditët e fundit është shtuar ndjeshëm numri i pacientëve të prekur nga virozat e stinës. Fëmijët e moshave pediatrike kanë qënë më të prekurit. Mjekët thonë se këto viroza kanë sjellë komplikacione në organizëm, në rrugët e frymëmarjes, por fatmirësisht pa pasoja të rënda. Temperatura e lartë ka qënë një nga simptomat kryesore.
"Ka një numër të konsiderueshëm paraqitjesh në ambulancën e pranimit,. Edhe tani kemi viroza që prekin më shumë traktin e sipërm respirator, ku hyjnë rinofaringitet dhe ndonjëherë edhe infeksionet bakteriale të rrugëve të sipërme dhe të poshtme respiratore. Por kemi edhe infeksione të traktit më të poshtëm respirator, bronkopneumonira”- shprehet Rajda Petrela, mjeke pediatre.
Përballë këtyre virozave, mjekët japin këshillat e nevojshme për prindërit. Ata shprehen se nuk duhet të përdoren antibiotikët pa recetën e mjekut.
“Kur ka raste që fëmijët janë të sëmure me lie, mundësisht t’i izolojmë sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që të mbrojmë kontaminimin e fëmijëve të tjerë. Nuk duhen përdorur në asnjë mënyrë antibiotikë pa kriter, qoftë edhe përdorimi i antipiretikëve pa kriter, pa këshillën e duhur se mund të ketë edhe toksikime nga të tilla gjëra si psh nga paracetamoli ose të tjera preparate”- shprehet Petrela.
Ndërkohë në këtë sezon, janë të pranishme edhe alergjitë e ndryshme, në veçanti ato nga polenet e luleve, të cilat sipas mjekëve, sjellin komplikacione nëse nuk trajtohen.
Edlira Sulejmani