E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia operacion në Tiranë, kontrolle në makina e lokale

TIRANË-Një operacion kontrolli i imtësishëm është realizuar mbrëmjen e djeshme deri në mesnatë në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Operacioni është organizuar nga policia e kryeqytetit, me efektivet e 6 komisariateve të policisë, efektive të forcave të ndërhyrjes së shpejtë si dhe punonjës të stukturave të hetimit e parandalimit të krimit.

Postblloqe të shumta policie u përqëndruan në kryqëzimet kryesore në Tiranë, ku iu nënshtruan kontrollit automjete të ndryshme, duke cuar në vënien në pranga të disa personave, të cileve iu gjetën armë të ftohta.

Ndërkaq kontrolle janë ushtruar edhe në lokale apo ambiente të ndryshme publike ku policia kishte informacione se ndodheshin persona me precedente penale. Ndërsa nuk ka ende informacion të detajuar në lidhje me rezultatet e këtij operacioni shumëplanesh. Burime të policisë bëjnë me dije se të tilla aksione do të vijojnë.

(d.b/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Operacioni antidrogë në Tiranë, 4 në pranga, sekuestrohen 100 kanabis

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›