E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia aksion kundër shitësve ambulantë të celularëve

Në ndryshim nga ditët e tjera sot sheshi në afërsi të Bankës së Shqipërisë ishte i boshatisur. Kjo pas largimit të tregtarëve ambulant të cilët shisnin telefona celular në këtë vend. Ndërkohë që policia e rendit qarkullon shpesh herë në këtë zonë duke e kontrolluar duke mos lënë asnjë tregtar të shes sendet e tij. Por disa prej tyre pohojnë se ky veprim i policisë nuk është i drejtë pasi ky është i vetmi aktivitet që kanë për familjen e tyre dhe se janë të pajisuar me licencëen e duhur dhe për këtë duhet gjetur një zgjidhje.
Ndërsa disa ditë më parë specialistët kundër krimit ekonomik në policinë e Tiranës në bashkëpunim edhe me atë tatimore kanë shoqëruar 19 tregtar ambulant celularësh pasi për ta ishte masa e sigurisë nga gjykata detyrim paraqitje si dhe kanë sekuestruar edhe telefonat celularë që ata tregtonin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›