E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Lushnje, aktivitete për Kongresin

LUSHNJE- Kryeministri Sali Berisha i shoqëruar edhe nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli janë sot në Lushnje në përkujtim të 92- vjetorit të Kongresit të Lushnjes.

Ashtu siç kishte paralajmëruar më parë, kryeministri nuk do të jetë në Tiranë në ditën kur opozita përkujton viktimat e 21 janarit.

Kryeministri është takuar me kryebashkiakun e Lushnjes, ndërsa do të marrë pjesë në disa aktivitete që janë parashikuar për ditën e sotme.

Berisha do të zhvillojë një vizitë në  shtëpinë muze  Kongresi i Lushnjës dhe më pas do të marrë pjesë në një takim përkujtimor në sallën e Qendrës Kulturore Vaçe Zela ku është parashikuar që do të mbajë një fjalim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›