E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, opozita përkujton viktimat e 21 janarit

TIRANE-Pak para mbajtjes se protestes homazh kreu i PS-se, Edi Rama ka ftuar te gjithe shqiptaret te marrin pjese ne homazhe

“Ne 11 homazhe per deshmoret e 21 janarit. Kush prej jush eshte ne Tirane dhe ndjen nevojen per drejtesi le te vije me nje lule ne bulevard.”- shkruan Rama ne Twitter.

***

Policia ka bllokuar qarkullimin e automjeteve në bulevardin e Dëshmorët e Kombit ndërsa pritet që opozita të nisë marshimin nga selia e PS-së për në vendin ku mbetën të vrarë 1 vit më parë, Faik Myrtaj, Hekuran Deda, Ziver Veizi dhe Aleks Nika.

Portretet e viktimave qëndrojnë në vendet ku ata mbetën të vrarë një vit më parë. Partia Socialiste ka marrë leje për zhvillimin e homazheve nga ora 10:30 deri në orën 14:00.

***

Opozita do të përkujtojë sot viktimat e 21 janarit, 1 viti pas vrasjes së tyre. Homazhet do të zhvillohen në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, para godinës së kryeministrisë.

Gjatë kësaj proteste mbetën të vrarë 4 protetsues. Edhe sot pas një viti vrasjet mbeten ende pa autorë, ndërsa opozita ka kërkuar zbardhjen e plotë të saj.

Një ditë më parë edhe Partia Demokratike garanto0i familjet e të vrarëve se do të ketë një hetim të plotë për ngjarjet.

Gjatë këtyre ditëve, hetimet pritet të marrin drejtim tjetër, pas mbërritjes së ekspertizës së FBI-së nga Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Marshimi homazh i opozitës do të nisë rreth orës 11.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›