Kosovë, sot 6-vjetori i vdekjes së ish-presidentit Rugova
Sot shënohet 6-vjetori i vdekjes së ish-Presidenit të Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova.
Për nder të tij, sot përfaqësues të institucioneve dhe partive politike në Kosovë do të bëjnë homazhe pranë varrit të tij në Velani.
Gjithashtu do të mbahen edhe dy akademi përkujtimore, një e organizuar nga presidentja Atifete Jahjaga dhe një nga Lidhja Demokratike e Kosovës,partia e drejtuar nga Rugova. / Kosovapress