E Diel, 1 Nëntor 2026

Homazhet për 21 janarin, Rama: Kush ndjen nevojën për drejtësi, le të vijë me një lule në bulevard

Opozita kujton sot 4 viktimat e 21 janarit të një viti më parë përmes një ceremonie-homazh që do të nisë në orën 11:00. Familjarë të Ziver Veizit, Aleks Nikës, Faik Myrtajt e Hekuran Dedës, deputetë të opozitës dhe qytetarë3 të ardhur nga të gjitha rrethet e vendit do të nisin ecjen e heshtur nga selia e Partisë Socialiste.

Me fotot e katër të vrarëve dhe lule në duar, ata do të përshkojnë bulevardin Dëshmorët e kombit, duke ndaluar në vendet ku një vit më parë u vranë katër protestuesit e pafajshëm.

Rreth orës 12:00, në ambientet e Akademisë së Arteve është parashikuar të mbahen fjalimet në kujtim të 21 janarit dhe viktimave të tij.

Ceremonia-homazh e ditës së sotme, përveç nderimit të 4 viktimave, ka për qëllim edhe nxitjen e Prokurorisë për zbardhjen e ngjarjes dhe vënien e autorëve para drejtësisë.

Ndërkohë, pak orë para nisjes së protestës-homazh, lideri i opozitës ka ftuar të gjithë qytetarët shqiptarë që ndiejnë nevojën për drejtësi ti bashkohen asaj

Në 11:00 homazhe për dëshmorët e 21 janarit. Kush prej jush është në Tiranë dhe ndjen nevojën për drejtësi, le të vijë me një lule në bulevard, shkruan Rama në Tuiter.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›