E Diel, 1 Nëntor 2026

Alarm për bombë në Gjermani: Presidenti turk anulon një fjalim

BERLIN- Presidenti turk Abdullah Gül u detyrua sot në mbrëmje të anulonte një fjalim përpara një universiteti të Berlinit për shkak të një alarmi për bombë, njoftojnë burime pranë policisë.

Gül, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Gjermani, ku është takuar sot kryesisht me homologun gjerman Christian Wulff dhe me ministrin e Jashtëm Guido Westerwelle, kishte parashikuar të mbante një fjalim në mbrëmje për Turqinë dhe Evropën në Universitetin Humboldt, në qendër të kryeqytetit.

Por, pjesëmarrësit në sallë u detyruan të largoheshin pak para mbërritjes së presidentit për shkak të një thirrjeje telefonike anonime për rrezikun e një atentati, bëri të ditur policia, e cila kreu një kontroll të imtësishëm në vend që nuk solli asnjë rezultat. Gül, në Gjermani deri të mërkurën, pritet të takohet nesër me kancelaren Angela Merkel.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›