E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, telekonferencë e rëndësishme mes Venizelos e Trojkës

ATHINE- Në 19:20 në mbrëmje filloi telekonferenca vendimtare mes Ministrit të Financave Evangelos Venizelos dhe drejtuesve të lartë të Trojkës. Ajo mund të zgjasë deri në mëngjes herët dhe madje mund të vazhdojë edhe nesër.
Kohëzgjatja e konferencës tregon vështirësi në marrëveshjen përfundimtare mes qeverisë dhe Trojkës.

Ministri i Financave do të përpiqet të bindë Trojkën që Greqia meriton të marrë këstin e gjashtë të ndihmës, duke treguar vendimet e vështira e marra nga Komisioni qeveritar për të dielën.
Këto masa përfshijnë, shkurtimet e shpenzimeve në sektorin publik pushime nga puna të 100 000 punëtorëve në administratën shtetërore deri në vitin 2015, shkurtim pagash dhe pensionesh, ndalimin e përfituesve të pensioneve të shtetit nën 55 vjec etj.

Nga telekonferenca e sotme në fakt fillon një raund të ri negociatash të vështira për levrimin këstit të gjashtë të paketës së ndihmës në Greqi.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›