E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtina ne New York. Takime me Ban ki Moon e Clinton

Delegacioni kosovar që merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka takuar Sekretaren Amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, ndërsa më herët u takua edhe me kreun e OKB-së, Ban Ki Moon. Në takimet paraprake para nisjes së punimeve,  Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministri Behxhet Pacolli biseduan në Nju Jork me Klinton. Ndër temat e diskutimit mësohet të ketë qenë veriu dhe aksioni i fundit i Qeverisë së Kosovës në pikat 1 dhe 31.

Krerët e Prishtinës zyrtare kërkuan ndihmën e Kombeve të Bashkuara dhe të Shteteve të Bashkuara për krizën në veri të Kosovës. Në takimin me kreun e OKB-së, Ban Ki Mun ai theksoi ndër të tjera se është i rëndësishëm koordinimi i institucioneve kosovare me KFOR-in dhe EULEX-in në vendosjen e qetësisë në veriun e Kosovës.

Jahjaga tha se me planin operacional të qeverisë në veri, Kosova po respekton dokumentet ndërkombëtare dhe Kushtetutën e saj. Ajo kundërshtoi fuqishëm ndarjen e Kosovës dhe theksoi se statusi special për veriun do të rrënonte arritjet e deritanishme, nuk do të garantonte integrimin dhe do të çonte drejt ndarjes.

Ndërsa Kryeministri Thaçi than ë takim se veprimet e Kosovës në Veri janë plotësisht në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Mediat në Prishtinë kanë shkruar edhe për mundësinë e një takimi midis kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidentit të Serbisë, Boris Tadiç, por lajmi është përgënjeshtruar menjëherë nga kabineti i Presidentit serb.

Bul Salihu

Azhornuar së fundi ( e hënë , 19 shtator 2011 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›