Berisha ne OKB Shqiperia vend i zhvilluar nje enderr qe do ta bejme realitet
Kryeministri Berisha ka paraqitur para përfaqësuesve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, arritjet më të fundit të ekonomisë dhe jetës shqiptare në tërësi.
“Shqiptarët sot lëvizin pa viza në mbarë Evropën, në një kohë që numri i turistëve është shtuar deri në 3.5 milionë njerëz.
Ekonomia shqiptare nuk e njohu recesionin dhe liria, sot është pasuria e pasurive në vendin tonë.
Ndërsa modeli ynë ekonomik bazohet tërësisht në rritjen ekonomike, eksportet janë rritur deri në 300%.
Papunësia është ulur gjatë viteve të fundit në Shqipëri, ndërsa ajo ka një administratë 15% më të vogël se në të gjithë rajonin”, tha ai.
Duke shtuar më pas se “Shqipëria vend i zhvilluar” është projekti madhor i shqiptarëve.
“Unë e di se rruga para nuk është e lehtë, por megjithatë, mendoj se është një shenjë shprese, përmes të cilës, kjo ëndërr e shqiptarëve do të shndërrohet në realitet.
Në këtë aspekt, qeveria shqiptare është duke bërë maksimumin.
“Ne jemi të vendosur që ta shndërrojmë Shqipërinë në një superfuqi energjetike.
Ne jemi ndër vendet më diellore të Evropës, dhe ne do ta shfrytëzojmë këtë.
Ajo mbështet partneritetin për një botë të hapur”, shtoi kreu i qeverisë shqiptare.
Ai përmendi edhe aspektin dixhital, duke pohuar se objektiv i madh për ne mbetet edhe “Shqipëria në moshën dixhitale”.
“Shkalla e internetit është rritur deri në shkallën prej 60 përqind.
Ndërsa ai do të jetë falas në të gjitha pikat e postave.
Objektivi ynë, Shqipëria në moshën dixhitale”, theksoi ai.
Në lidhje me çështjet rajonale, Berisha tha se shqiptarët dhe serbët duhet që të hapin një kapitull të ri.
“Kosova tani është shndërruar një faktor stabiliteti në rajon.
Ajo ka vendosur standardet më të mira të lirive të minoriteteve. Kosova është një pasuri e madhe për rajonin dhe për Evropën.
Ne e vendosim Kosovën që të vendosë rregull dhe ligj në të gjithë territorin e saj.
Ka ardhur koha që shqiptarët dhe serbët të lënë mënjanë të shkuarën dhe të shohin drejt së ardhmes. Ata duhet të angazhohen në dialog”, tha ai lidhur me këtë çështje.
Duke shtuar paskëtaj edhe qëndrimin e qeverisë shqiptare lidhur me konfliktin izraelito-palestinez.
“Qeveria ime mbështet plotësisht pavarësinë e Palestinës. U bëj thirrje miqve palestinezë që të dëgjojnë mendimet e ndërkombëtarëve”, përfundoi ai.