Wollfarth Rregullorja e Kuvendit te siguroje barazi
Kreu i Prezences se OSBE-se ne Tirane Eugen Wollfarth kerkoi dje nje qendrim te qarte te opozites ne lidhje me menyren e votimit te ligjeve ne Kuvendin e Shqiperise. Ambasadori Wollfarth ka leshuar deklaraten e tij pas takimit te zhvilluar me liderin e opozites Edi Rama. Patem nje shkembim shume te mire mendimesh per situaten politike aktuale. Nje aspekt shume i rendesishem eshte vizioni per integrimin evropian. Gjithashtu folem per aspekte te raportit tim me te fundit ne Keshillin e Perhershem te OSBE-se ne Vjene si dhe per menyrat e angazhimit ne Kuvend. Ndoshta ky eshte nje hap themelor nje hap i pare themelor theksoi ambasadori. Wollfarth nderkohe eshte shprehur se Kuvendi duhet ti krijoje mundesi te barabarta si te djathtes dhe te majtes. Opozita sigurisht duhet te vendose pas nje diskutimi dhe dialogu te vertete ne Kuvend se si do te votoje. Por une mendoj se eshte gjithashtu shume e rendesishme qe te kete qartesi dhe pozita te barabarta ne rregulloren e Parlamentit. Ky do te ishte nje hap i pare shume i rendesishem. Padyshim do te ishte shume mire qe te shihej se si eshte trajtuar ajo ne te shkuaren dhe qe perfaqesuesit e qeverise dhe te opozites te jene ne pozicione te barabarta ne Kuvend ne menyre qe procesi te jete i drejte. Kreu i prezences se OSBE-se ne vendin tone Eugen Wollfarth ishte i pranishem dje ne seminarin me rastin e dites nderkombetare te etikes ne media. Sipas tij ne demokracite kushtetuese ende ne tranzicion roli i medias merr nje rendesi edhe me te madhe pasi gazetat radiot dhe televizionet duhet te sherbejne edhe si edukues te publikut. Ne shume raste ajo cfare masmedia raporton mund te kete rendesi dytesore ne krahasim me menyren sesi raportohet. Pa dyshim media duhet te jete e lire nga cdo nderhyrje politike apo ekonomike ne kryerjen e detyres publike per te informuar publikun. Megjithate gazetaret dhe redaktoret kane per detyre te jene besnike ndaj pergjegjesive te tyre profesionale duke respektuar rreptesisht parimet e saktesise objektivitetit dhe korrekteses kohore. Dikush mund te justifikohet me mendimin se zhvillimi i shpejte i informacionit dhe teknologjise se komunikimit ndihmon ne shperndarjen e informacionit te nje audience edhe me te gjere tha ia. Sipas Wollfarth duhet theksuar se eshte detyre e shtetit te pergatise dhe te krijoje kushtet qe media te raportoje lirisht perfshire edhe sigurimin qe kontratat e duhura te punesimit do te zbatohen nga pronaret e mediave. Shteti nuk duhet te perpiqet qe te rregulloje permbajtjen editoriale nen masken e rregullimit te biznesit pasi problemet qe lindin nga liria e medias mund te zgjidhen vetem permes nje lirie edhe me te madhe te medias.