Berisha në OKB, takon Ban Ki Moon
Kryeministri Sali Berisha, në ditën e parë të vizitave në OKB mori pjesë në hapjen e Samitit mbi Ndryshimin e Klimës që zhvillon punimet në SHBA. Gjatë seancës së samitit, platenë e përshëndeti President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon. Kreu i qeverisë u takua me liderë botërorë dhe drejtues të organizatave ndërkombëtare, pjesëmarrës në sesionin e 64-të të Asamblesë së OKB-së, në Nju Jork. “Berisha pati rastin të takohet dhe të bisedojë me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon, me Presidentin e Kinës Hujintao si dhe me disa homologë të tij, Kryeministrin e Japonisë, Hotajama, Kryeministrin e Kuvajtit, Kryeministrin e Australisë, Kryeministrin e Zelandës së Re. Gjithashtu, u takua edhe me Presidentin e Austrisë, me Presidentin e Finlandës dhe disa personalitete të tjera, të pranishëm në Samit”, thuhet në njoftimin për shtyp të Këshillit të Ministrave. Kreu i qeverisë, i shoqëruar edhe nga zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm Meta u takuan me Presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu gjatë një darke të shtruar nga ambasada shqiptare në Uashington. Berisha takoi dje gjithashtu, edhe administratoren e UNDP, Helen Clark.