PS, vetëvrasja e iluzionit
MOIKOM ZEQO
PS tani është peng i iluzioneve: iluzioni se i ka fituar zgjedhjet, iluzionigrackë se Edi Rama është “FITIMTARI”, se të tjerët janë “asgjë”, kurse ai është “gjithçka”, se ai është me “mision” (I ngarkuar nga kush? Nga providenca? Nga zërat okultë? Nga haluçinacionet auditive? Nga vetvetja?)
Kriza e PS është vetëvrasja dhe katastrofa e iluzionit. Nuk është ndërgjegje, por shkatërrim i ndërgjegjes. Nuk është realizëm, por deformim i realitetit. Nuk është liri mendimi, por dogmë absurde. Nuk është kulturë e vërtetë politike, por diletantizëm ortodoks i frikshëm.
Iluzioni është çark, është dhe qëllim, nuk është vetëm padije, por dhe tabu e mashtrimit.
Rama është kryeiluzionisti. Ishte dikur kryebashkiaku i suksesshëm, por tani nuk është më. Zyra e tij në bashki është bosh. Mandati i kryebashkiakut nga real u bë virtual.
Ishte dikur kryesocialisti, por dhe ky mandat mbas 28 qershorit u bë virtual. Njeriu i dy mandateve realë (rast specifik, hibrid) nuk u bë dot me mandatin e tretë hipotetik të kryeministrit, pra me trinitetin mesianik të mandateve.
Iluzioni i një programi politik të paqenë, i ngjizur me “revolucionin feminist”, iluzioni i politikës si spektakël, si plebeshit mediatik, si ekuinoksi historik i kohërave, i politikës së re me substancë të vjetër autoritariste, i konfliktualitetit si mallkim dhe përjashtim i të tjerëve dhe i mendimit ndryshe, i paragjykimit meskin në vend të gjykimit, i patetikës pa kuptim në vend të arsyes serioze, i klonimit të numrit më të madh të deputetëve rioshë dhe rioshe, krejtësisht të panjohur me një krizë paraprake përfaqësimi, i “yes-men-ëve”, i shndërrimit të partisë më të madhe politike shqiptare në një parti të vockël “personale”, i konceptimit trival të elektoratit të majtë në “bagëti mjelëse”, i zëvendësimit të kauzës së majtë me maskën e djathtë të vetvetes.
Iluzioni nuk është vetëm Rama. Iluzioni është dhe mjedisi dhe idhtarët që e ushqyen, iu përshtatën, iu përkulën. Ky servilizëm i neveritshëm shpjegon, por nuk ndryshon, pohon por nuk argumenton. Unë e kam quajtur këtë situatë në PS “kriza e personaliteteve”. Mu zemëruan, por kujt i hyn në punë zemërimi? Koha vërtetoi se frikacakët mandatorë në PS i tremben analizës, së vërtetës, që është pavetore, ndoshta e rreptë, por kirurgjikale, vizionare.
Humbjen nuk e zëvendëson iluzioni “i fitores”, as kontestimi i zgjedhjeve vërtet me probleme në Bruksel, as mospërfillja ndaj ndërkombëtarëve, as thirrja groteske “tani unë jam më i fortë se kurrë”. Shihni personalizimin - nuk thotë “ne”, por vetëm “unë”. Ky personalizim i mjerë është tharmi i iluzionit.
Socialistë, shkunduni! Mashtrimi është drogë!
Iluzioni i bojkotit është tjetërsimi i bojkotit, tre muaj pa opozitë - e tmerrshme, por edhe qesharake, tragjike por edhe komike. Mbas 28 qershorit Rama nuk ka absolutisht asnjë ide frymëzuese politike, por as mesianike. Bën gjeste, por s’thotë asgjë. Flet, por nuk kumton. Stigmatizon parlamentin pa qenë vetë deputet. Deputetët ligjorë me mandatë nuk flasin. Thuajse janë zhdukur nga prestigjatori. Për çudi nuk e mbrojnë publikisht as Ramën. Ramën mund të mos e mbrosh-është normale-, por identitetin e tyre njerëzor dhe ligjor pse nuk e mbrojnë? Janë të rinj të mplakur? Të pafuqishëm? Pa përvojë? Janë të arsimuar, por pa kulturë të vërtetë politike? Janë vetvetja apo janë shumëfishimi i Ramës?
Iluzioni i bojkotit është shkatërrimi i nocionit të opozitës. Nocion institucional jo fakultativ, i detyrueshëm, kushtetues, dhe jo anarkist. Opozita nuk është atribut i Ramës. I përket popullit. Nuk është Rama që urdhëron, është PS dhe populli. Pse kjo përmbysje? Aime!
Rama nuk është opozitar, por iluzionisti i opozitës. Nuk ka patur Shqipëria një opozitë më të dobët dhe më të plogët si në investiturën 2005-2009. Kështu do të vazhdohet? Pafuqia e Ramës është fuqia e Berishës. Ky është një ekuacion politik, por dhe ekzistencial sot. Një Berishë pa opozitën është mjerim i Shqipërisë, një marrëzi erazmike. Politika pa opozitën është një deformim, një mungesë institucionale, një imoralitet i rëndë. Opozitarë, mos rrini në gjunjë! Çohuni! Jini vetvetja!
Opozitarë, paktin e keni me elektoratin, me popullin, jo me Ramën. Rama ka fatin e tij, ju keni fatin tuaj të elektoratit dhe të popullit. Kuptojeni këtë gjë substanciale! Dilni nga anonimati. Bëhuni publikë!
Tre muaj pa opozitë! I ashtuquajturi bojkot mund të vazhdojë edhe 6 muaj. Deputetët e PS nuk kanë bërë betimin, akt juridik, kushtetues. Nuk marrin kështu as rroga. Pra janë edhe nuk janë. Mbas 6 muajsh, sipas ligjit zgjedhor, skualifikohen, humbasin vlefshmërinë personale, emërore, të votimeve, dhe zëvendësohen nga emrat e listës që ende ka deri në fund vlerë ligjore emërimi për të tjerët. Shihni ç’grotesk dhe eksperiment i ri! Po vallë a ka njerëz me tru në kokë në PS që e mendojnë këtë alternativë të pambyllur?
Mësoni politikën, mos e përbuzni, që të mos ju përbuzë!
Katastrofa e iluzionit vazhdon: Rama bën iluzionin e bashkimit mekanik të së majtës, pa e integruar vetë PS-në, një gjoja integrim i jashtëm pa integrimin thelbësor të brendshëm. Pra, një tjetër mungesë e vizionit politik. Përgatit si justifikim diletant bojkotin e zgjedhjeve të ardhshme vendore. Vetmia personale e bën kaq egoist sa të rrezikojë dhe të shkaktojë vetminë e gjithë të tjerëve. Me një mandat të ri virtual, Rama i para 28 qershorit nuk është më Rama i pas 28 qershorit. Mandatet e përkohshme dhe të dyshimta s’janë asgjë përpara PS-së.
Ndryshimi në PS nis me gjetjen e identitetit të humbur, në rolin e patjetërsuar dhe jetik të opozitës.
Kam besim se kështu do të ndodhë!
PS jashtë funksionit të opozitës institucionale është një fatkeqësi marramendëse jo vetëm për të, por për tërë Shqipërinë dhe politikën shqiptare!