E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha në Poloni me Merkel e Berluskonin

 

Në prag të nisjes së bisedimeve për qeverinë e re Kryeministri Sali Berisha ka udhëtuar për një vizitë një ditore në Poloni, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e 70-vjetorit të fillimit të Luftës së Dytë Botërore. Kjo ceremoni përkujtimore u zhvillua në qytetin e Gdansk, qyteti-port më i rëndësishëm në brigjet e Detit Baltik, i njohur edhe si vendlindja e Lëvizjes “Solidarnost”. Gjatë ceremonisë, Berisha u takua dhe bisedoi me Kancelaren Gjermane Merkel, me Kryeministrin italian Silvio Berluskoni, Kryeministrin francez Fillion, Kryeministrin e Holandës, Balkenende, të cilët e përgëzuan Kryeministrin Berisha për realizimin dhe për mbylljen me sukses te procesit zgjedhor dhe për fitoren e arritur në këto zgjedhje nga koalicioni i djathtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›