“Nuk jemi kompani me humbje”
“Eagle Mobile” nuk është një kompani me humbje. “Çalik Holding e ka blerë Albtelecom më dt 16.06.2007, kontrata e cila u ratifikua me ligjin nr. 9785 të datës 19.7.2007 (me emër: Për ratifikimin e kontratës për blerjen e aksioneve të shoqërisë anonime “Albtelecom”). “Eagle Mobile” nuk kishte aktivitetet tregtar megjithëse ishte themeluar që më dt. 24 Tetor 2003 si një kompani shtetërore. Për këtë arsye në ligjin e privatizimit shteti ka garantuar se nuk do të ndërhyjë për prishjen apo çregjistrimin e shoqërisë, duke i dhënë asaj kohën e nevojshme të fillimit të aktivitetit, ashtu siç u është dhënë kohë edhe kompanive të tjera”, thuhet në një deklaratë për media të “Eagle Mobile”.