E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Gramsh: Berisha shantazhon për votën e 8 majit

TIRANE- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ishte sot në qytetin e Gramshit për të prezantuar kandidatin e koalicionit “Aleanca për të ardhmen” për kryetar bashkie, zotin Dritan Bici.

Në fjalën e tij Rama tha se e vetmja rrugë për të zhvilluar Gramshin është Partia Socialiste dhe i bëri thirrje qytetarëve që më 8 maj ti japim një përgjigjen e duhur Saliut: Ti themi kurrë më një pushteti që kërcënon popullin.”

“Saliu kërcënon me bukën e gojës, kërkon të imponojë skllavërinë. U buzëqesh shqiptarëve nga ekranet por kur fiken ekranet ai shantazhon për votën”- nënvizoi kryetari socialist duke shtuar se “vota është mundësia që kemi për ti ndëshkuar këta pushtetarë”.

Ai akuzoi kryeministrin se ka gënjyer sa i përket premtimit për ndërtimin e hidrocentralit, i cili do hapte mijëra vende pune.

“Në 8 maj qytetarët do të tregojnë se janë të neveritur nga kjo politikë gënjeshtrash dhe kusarish. Ky pushtet gjithcka e mbështet tek dhuna e frika”- nënvizoi më tej Rama.

Kryetari socialist akuzoi kryeministrin se me qeverinë që ai drejton nuk nuk punon për popullin e tij. “Sa vende pune ka hapur Saliu? Sa ka përmirësur shërbimet ndaj qytetarëve? Sa mirëqënie ka siguruar për popullin e tij?... Por ky është vendi i 1 milionë të papunëve. Shihni qytetet dhe fshatrat e qeverisura nga salinjtë.” – tha Rama duke bërë thirrje qytetarëve që më 8 maj të votojnë për të vetmen rrugë që i bashkon shqiptarët.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›