Berisha ne Sarande Gjithe zona me infrastrukture te re
Gjate vizites ne Sarande Kryeministri Sali Berisha peruroi perfundimin e rikonstruksionit te rruges se Soromese qe lidh komunat Aliko dhe Xarre me rrugen kombetare financim i Fondit Shqiptar te Zhvillimit me vlere 291 milione leke. Rruga e re me gjatesi 18.5 kilometra i jep kesaj zone nje infrastrukture te re qe do te lehtesoje levizjen dhe arritjen me shpejt te tregut per rreth 11 mije banore dhe fermere te saj. Kryeministri Berisha u takua edhe me fermere te komunes Aliko dhe te komunes Xarre te cilet i uroi per rrugen e re dhe i garantoi se qeveria do te beje cdo investim qe permireson jeten e tyre. Kjo zone - u shpreh Kryeministri - eshte e njohur jo vetem per peizazhet mahnitese te saj por edhe si nje nga zonat me prodhuese te vendit. Kryeministri u beri te njohur fermereve se se shpejti nis edhe projekti i dyte i madh per kultivimin e drureve frutore qe krahas projektit te ullirit do te krijoje mundesi te reja te medha per fermeret nepermjet shfrytezimit te ketyre potencialeve. Duke i ftuar te perfitojne nga ky projekt Kryeministri i garantoi fermeret se qeveria do te subvencionoje cdo rrenje ulli apo agrume qe ata do te mbjellin.