E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Berisha në Shijak: Votoni për t’i dhënë fund pushtetit monist të Ramës!

Kreu i grupimit të Rithemelimit në PD Sali Berisha akuzoi kryeministrin socialist Edi Rama se gjatë qeverisjes ka grabitur shqiptarët dhe bëri thirrje që më  14 maj qytetarët të votojnë për t’i dhënë fund pushtetit monist.

Deklaratat e tij zoti Berisha i bëri në Shijak ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Rezeart Tusha. 

Zoti Berisha ka akuzuar kreun e PS dhe kryeministrin Edi Rama se ka zaptuar tij të gjitha pushtetet. Ai tha se se kandidatët e PS emërohen kundrejt valixheve me para. “Ky sekt i rilindjes paraqet para jush kandidatë me plot problematika. Me qëndrimet e tyre dhe vjedhjet e tyre të taksave lanë në vend numëro zhvillimin. Qendrat e rilindjen urbane kanë kushtuar 2.3 mld euro, sikur të ishin pllaka me gurë të çmuar dhe jo rrasa guri të nxjerra kudo në malet e Shqipërisë” tha zoti Berisha.

Kreu i grupimit të Rithemelimit në PD tha se kandidatët e koalicionit “Bashkë fitojmë” mishërojnë sot vlerat më të mira dhe se duke votur për ta fitojnë të gjithë shqiptarët.

/ rtsh. al /

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›