E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një zbulim ri për SIDA-n

SHBA - Një studim i ri tregon se injektimi tek përdoruesit e drogave intravenoze i një sasie ilaçi të SIDA-s mund të përgjysmojë numrin e të prekurve me virusin HIV.

Studimi 4-vjeçar, i publikuar në revistën mjekësore Lancet, u krye me 2 mijë e 400 përdorues të drogës në Tajlandë, persona që merrnin droga me injektim, si heroina.

Mes personave që ju dha një dozë e përditshme ilaçi antiretroviral të SIDË-s, teno-fovir, vetëm 17 nga 33 pacientët që morën ilaçin qetësues dhe të padëmshëm, u prekën nga virusi HIV.

Analiza të mëparshme me ilaçin e SIDA-s tene-fovir, po ashtu ishin të suksesshme në pakësimin e rasteve të virusit HIV mes çifteve të homoseksualëve dhe heteroseksualëve, mes të cilëve njëri prej partnerëve ishte i prekur nga virusi HIV.

(er.nu/voa/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›