Berisha ne Vlore: Rruga e Rames pa kthim, me Nanon e sollem ne krye te PS
TIRANE- Kryeministri Sali Berisha “hapi” dje fushatën elektorale në Vlorë duke prezantuar kandidatin e koalicionit qeverisës, ish-deputetin Ardian Kollozi. “Ne vijmë këtu sot tek ju, pasi Vlorën e Ismail Qemalit e kemi shndërruar në Vlorën e NATO-s. Ne vijmë këtu, pasi Vlorën e flamurit e kemi bërë qytetin e qytetarëve që lëvizin të lirë në mbarë Evropën.”- tha Berisha.
“Ne paraqesim sot Ardian Kollozin para jush pasi kemi investuar në rrugë, në shkolla, në kanalizime, në ujësjellës, vreshtari, ullishte rreth 400 milionë euro, më shumë se çdo kohë tjetër”, - vazhdoi ai Berisha ndërsa theksoi se “Ardian Kollozi me një thirrje të brendshme shpirtërore për Vlorën, për ju, vendosi të japë dorëheqjen nga parlamenti dhe të vijë këtu tek ju, të punojë së bashku me ju. Ky vendim i tij ishte vendimi i qytetarit të Vlorës, për të cilin ju dhe çdo vlonjat e vlonjate jeni dhe do të mbeteni të parët”. Duke folur për kundërshtarin e tij politik, Berisha theksoi se Rama nuk ka fituar asnjë betejë politike. “Le t’i themi sot ne nga Vlora e flamurit, zotit Edi Rama se rruga e vetme e jotja është rruga e karriges tënde, është rruga pa kthim, është rruga e asgjëkundit. Rruga jote është rruga e konfliktit, ndërsa rruga jonë është rruga e mirëkuptimit, rruga jote është rruga e bllokimit, ndërsa rruga jonë është rruga e zhvillimit.”
Kryeministri theksoi se “socialisteve dhe socialistëve të Vlorës dhe mbarë Shqipërisë, ju shpreh nderimin tim, por ju rikujtoj se kryetari juaj, që nga mëngjesi deri në darkë bërtet për beteja politike, ai ka humbur dhe do të humbasë çdonjërën prej tyre. Në krye të Partisë Socialiste nuk erdhi vetë, e solli Fatos Nano, e solli Sali Berisha. Nisi gjatë këtyre viteve betejë pas beteje, tek të gjitha dështoi, në 2013-ën do të dështojë përsëri. Kurse kësaj radhe, dil zoti Rama në skenat e mbarë vendit, ti me politikë, unë me qytetarin, ti për karrige, unë për interesat e qytetarëve”.
(s.g/balkanWeb)