Mediu ne Elbasan kërkon votën për Durim Hushin
ELBASAN- Parita Republikane zhvilloi dje një takim elektoral në qytetin e Elbasanit. Duke kërkuar votën për Durim Hushin, nga radhët e LSI-së pjesë e koalicionit Aleanca për Qytetarin” kreu i kësaj partie Fatmir Mediu tha se mazhoranca gjatë ketyre viteve ka realizuar qëllime të mëdha.
“Ne e kemi të qartë se 8 maji ndan dy rrugë. Rrugën e njerëzve që bashkohen për të ndërtuar e punuar së bashku të ardhmen e Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë dhe rrugën e njerëzve që padyshim mendojnë për interesin e tyre politik dhe marrëdhënien e tyre të pushtetit e kanë të përkoshme përsakohë ajo vetëm u sjell interesin e tyre personal”- tha Mediu, duke përmendur si arritje të mëdha të kësaj qeverie liberalizimin e vizave, rrugën Durrës- Kukës, anëtarësimin e NATO-s.
Mediu përmendi dhe projektin për ndërtimin e autostradës Tiranë- Elbasan, si një rrugë që do bashkojë kryeqytetin me Elbasin që prezanton një potencial të jashtëzakonshëm.
(s.g/BalkanWeb)