Kuka: Do e fitoj betejen, nuk me ndalin dot bandat e Rames Klodiana Kotorri
Tentativa e vrasjes se kandidatit te Partise Demokratike per komunen Dajt, ishte e planifikuar apo jo, per vete Besim Kuken eshte ende nje mister. Megjithate ne nje interviste per gazeten "Koha Jone", Kuka shprehet qe nuk beson 100 per 100 se ndaj tij ishte e planifikuar ngjarja, e cila ndodhi dy net me pare prane zones se "Freskut", duke ia lene me shume rastesise. "Fakti qe Ylli Hidri i cili njihet si simpatizant i PS, ishte i armatosur me ben te dyshoj se kishte planifikuar provokimet, por besoj se nuk kishte planifikuar te me qellonte", shprehet per gazeten kandidati i PD-se per komunen Dajt, Besim Kuka.
Ngjarja
"Gjithcka ndodhi mbremjen e se premtes, une sapo kisha pasur nje takim me shtabin elektoral dhe kisha dale nga zyrat kur perballem me Ylli Hidri, me te cilin njihem por nuk kam shume muhabet. Ai ndodhej i vetem ne makine dhe me pershendeti, ndersa filloi te provokonte. I kerkova te vazhdonte rrugen pasi kishte dhe trafik dhe duhet te lironte rrugen. Por ai vazhdonte te thoshte fjale te papershtatshme e fyese. Iu afroma automjetit te tij dhe i kerkova te mos thoshte fjale fyese", tregoi per gazeten "Koha Jone", kandidati per PD ne komunen Dajt, Besim Kuka. Ne rrefimin e tij, Kuka shprehet se Hidri vazhdonte te thoshte fjale fyese, gje e cila ka rene ne sy te simpatizanteve te tij te cilet ndodheshin ende prane zyrave. "Shume simpatizante erdhen menjehere prane vendit ku po behej debati dhe tentuan te bllokonin Hidrin. U perpoqa te terhiqja mbrapsht personat, por ishte e pamundur pasi ata ishin te revoltuar nga reagimi i Hidrit, i cili nxori nje arme dhe qelloi ne ajer. Mbase qelloi per vetembrojtje kete ende nuk e di", tregoi me tej Kuka, i cili u shpreh se gjithcka nisi kot dhe se nga ana e tij nuk kishte asnje provokim.
Policia
Per ngjarjen u lajmerua policia e cila mberriti menjehere per te zbuluar motivet dhe autorin. Brenda pak minutash policia mundi te kryente ndalimin e Ylli Hidrit si autorin e dyshuar te ngjarjes, i cili u shoqerua ne ambientet e Drejtorise se Policise se Tiranes ku dhe u more ne pyetje. Policia mori ne pyetje edhe kandidatin e PD per komunen Dajt dhe simpatizante te ketij te fundit me qellim zbardhjen e rrethanave te ngjarjes. Diten e djeshme Kuka u shpreh se nuk ndihet i kercenuar dhe do te vazhdoje me fushaten per te fituar zgjedhjet qe do te zhvillohen me 8 maj.
Deshmia
"Ylli Hidrin e njoh por nuk kam afrimitet. Ne u perballem kur une sapo kisha dale nga zyrat, pasi kisha pasur nje takim me shtabin elektoral. Ai me provokoi me fjale fyese dhe ne momentin qe militantet u afruan per te me mbrojtur, ai qelloi me arme. Mbase qelloi per vetembrojtje pasi militantet ishin te irrituar nga reagimi i Hidrit. Por fakti qe ai ishte armatosur me ben te dyshoj se ngjarja mund te kete qene e planifikuar, pavaresisht se une dua t'ia le rastesise", deklaroi per gazeten "Koha Jone", kandidati i PD per komunen Dajt, Besim Kuka.
Kandidati i PD per komunen Dajt, ka qene me pare kryetari i kesaj komune. Ai ka qene ne krye te komunes Dajt, per nje mandat nga viti 2003-2007.
Hidri u kap 15 minuta pas ngjarjes dhe u shoqerua ne Policine e Tiranes
Hidri rrefen ne polici ngjarjen: Nuk do te qelloja Kuken
Ngjarja e ndodhur dy net me pare ne zonen e "Freskut' ne Tirane, ku u tentua te vritej kandidati i PD per komunen Dajt, Besim Kuka, alarmoi policine e kryeqytetit, e cila u vu menjehere ne levizje. Me te marre informatat se autori i dyshuar ishte Ylli Hidri, rreth 150 forca policie me ne krye drejtorin e Policise se Tiranes zhvilluan nje operacion qe coi ne kapjen e autorit te dyshuar brena 15 minutash. Hidri u dergua ne ambientet e Drejtorise se Policise se Tiranes ku dhe u more ne pyetje. Burime nga policia thane se ne deshmine e tij Hidri ka deklaruar se nuk ka pasur ndermend te qelloje kandidatin e PD. Te njejtat burime shtuan se Hidri deklaroi qe Kuka i kishte thene "sillu mire se do pendohesh", qe sipas Hidrit, ai do te hakmerrej per linjen e tij te autobuseve. Kjo deklarate per Kukan eshte thjesht nje alibi, pasi ai mohon kategorikisht t'i jete drejtuar me keto fjale Hidrit. "Nuk e kam provokuar, as kercenuar, deklarata e tij nuk eshte e vertet" tha per gazeten "Koha Jone", Kuka, i cili shtoi se te vetmet fjale qe i ka thene kane qene "nuk eshte mire qe sillesh keshtu, se eshte dhe fushate".