E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Perballe, koalicionin me Partine e Punes

Ne 20-vjetorin e demonstrates antikomuniste te 2 Prillit ne Shkoder, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, kritikoi ashper qendrimin e Partise Socialiste si dhe e akuzoi per koalicion me Partine e Punes. Kurre nuk mund ta kisha imagjinuar qe ne keto zgjedhje te 8 majit, qe jane zgjedhje shume te rendesishme, perballe te kishim perseri koalicionin e Partise se Punes. Natyrisht, nuk ua zgjedhim ne partine, as nuk ua ndryshojme atyre psikologjine dhe kulturen qe ata kane. Ne besojme te vota, tek liria dhe tek demokracia",-tha Topalli para qytetareve te Shkodres. Sipas saj, perballe nje koalicioni te tille, mazhoranca dhe "Aleanca per Qytetarin" jane optimiste se zgjedhjet e 8 majit, do te jene me te mirat dhe me te lirat e zhvilluara ndonjehere. "Cdo qytetar do te votoje per lirine e tij kunder kultures se dhunes, terrorit, te mospranimit te institucioneve dhe te ligjit. Une nuk e kisha besuar kurre se perballe ne keto zgjedhje do te kishim nje koalicion me Partine e Punes dhe ata nuk turperohen. Ky shesh ka folur gjithmone kunder kultures se dhunes, ky shesh ka votuar gjithmone kunder kultures se dhunes", tha Topalli. Sipas saj, Shkodra ne 8 maj do te votoje alternativen qe eshte me e thjeshta, me e verteta, alternativa per qytetarin, per ta bere jeten me te qete, me te bukur, me te sigurt. Alternative qe sipas Topallit, kerkon te beje me te lehte sherbimet ndaj qytetarit, nje alternative ne funksion te interesave te qytetarit, te cdo gruaje, burri, femije, te moshuari. "Bashke, ne ne Shkoder kemi bere nje qytet te bukur dhe e kemi bere bashke, kemi dhene modelin se si i sherbehet qytetarit. Me 8 maj edhe Tirana do te jete nje qytet qe do te zhvillohet ne funksion te qytetarit, ne funksion te atij qe jeton aty, te femijeve, te te rinjve qe kerkojne hapesira, parqe, te kene nje qytet ashtu si qytetet e tjera te Evropes", theksoi ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›