E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Zgjedhje te rrezikshme, por do t'u shkojme ne fund

Partia Socialiste celi dje pasdite fushaten zgjedhore per zgjedhjet e 8 majit dhe prezantoi kandidatin Vangjush Dako, i cili garon per here te dyte per bashkine e qytetit bregdetar. Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka kerkuar nga Durresi votat e socialisteve dhe demokrateve per kandidatin Vangjush Dako, me qellim qe ai te vazhdoje punen e pandalshme per zhvillimin e Durresit. "E vetmja rruge per Durresin eshte Vangjush Dako, Aleanca per te Ardhmen. Nuk eshte as miqesia e krijuar ne keto vite dhe as thjeshte fakti qe eshte i yni, qe me shtyn sot t'u kerkoj socialisteve dhe demokrateve t'i japin voten. Ne kete qytet im gjysh ndertoi familjen e ngriti jeten, ketu lindi im ate e me percoi dashurine per Durresin. Me shume se nje mik e bashkepunetor i mire, Dako eshte sot kryetari i provuar i bashkise se Durresit. E meriton voten e durrsakeve, per ato qe ka bere e do beje per njerezit pa asnje dallim", deklaroi kryesocialisti. Rama deklaroi nga qyteti bregdetar se nga zgjedhjet e 8 Majit duhet te terhiqen te gjithe ata qe duan te vjedhin, te terhiqen kusaret e votave sic tha ai, per t'i lene rruge zgjedhjeve te lira. "Ne jemi shume te qarte, te njerezishem se ne cfare zgjedhjesh te rrezikshme po shkojme por nuk mund te heqim qytetaret dhe t'i hapim rruge kusareve te votave. Te terhiqen ata, kusaret e votave dhe t'u hapin rruge zgjedhjeve te lira e te ndershme", deklaroi Rama.

Por nga ana tjeter, Rama nuk ka munguar te sulmoje kandidatin per bashkine e Durresit, Ferdinant Xhaferraj. "Erdha ne Durres para disa kohesh dhe me mbeti ne mend pamja e ngrire e kantierit te qendres se qytetit. Qendra e marre peng nga Saliu dhe Rosinanti i tij, deri dje minister per kulture i tere Shqiperise, sot kandidat i qeverise per bashkine e Durresit. Per ata qe s'e mbajne mend, Rosinanti ishte kali trupkokalle mbi te cilin Don Kishoti luftonte me mullinjte e eres. Ndersa Ferdinandi eshte Rosinanti mbi te cilin Saliu enderron te hyje si pushtues ne Durres ne 8 maj. Ja pse e vuri edhe minister kulture Rosinant Xhaferrin, megjithese i gjori kale nuk dinte as ku binte varri i Ismail Qemalit. E moren peng Saliu me gjithe Rosinantin qendren e Durresit qe durrsaket te mos kenaqeshin dot nga perfundimi i atij projekti te bukur urbanistik", deklaroi Rama. Nderkohe qe deputeti i Partise Socialiste, Blendi Klosi ne hapje te fushates deklaroi se Dako rikandidon ne Durres per t'i dhene serish fitore Partise Socialiste. Ne nje prezantim tejet te vecante nga vajza e tij adoleshente, Dako kerkoi votebesimin e durrsakeve per te vazhduar te drejtoje bashkine e Durresit. "Jemi perballur me nje pushtet te korruptur qe ka bere gjithcka per te ndalur punen tone e zhvillimin e Durresit. Por ju jeni deshmitare se ne nuk do te ndalemi, mbi 60 rruge te shtruara, mbi 4 mije peme te mbjella, sa me shume Ferdi flet e akuzon, aq me shume ne punojme e zhvillojme kete qytet",- tha Dako.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›