E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Ne kërkojmë dialog, Berisha vijon teatrin absurd

Share

Kreu i opozitës, Edi Rama, ka reaguar pas sulmeve të Berishës, që deklaroi se Rama kërkon rrëzimin e tij, duke vendosur ultimatume. Rama ka thënë se PS kërkon dialog, ndërkohë që Berisha vazhdon teatrin e tij absurd.

Kryeministri vijon teatrin absurd, ne vijojmë të kërkojmë dialog një orë e më parë, për të mos djegur aplikimin e Shqipërisë në BE, vjeshtën e ardhshme, tha Rama.

Rama shprehet se 4 pikat e propozuara nga kreu i grupit të PS-së, Gramoz Ruçi, në takimin e djeshëm me Astrit Patozin, për të negociuar në lidhje me zgjidhjen e një presidenti konsensual, nuk janë ultimatume por kushtet për integrimin e vendit.

4 pikat e propozimit tonë në tryezën e krerëve të partive sjanë ultimatume, por 4 kushte të integrimit për marrjen e statusit kandidant në BE, tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›