Meta përsërit: Presidenti, me një shumicë më të madhe se mazhoranca aktuale
Kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka konfirmuar se partia e tij kërkon një president me një shumicë votash më të madhe se mazhorana aktuale. Ai tha se nuk paragjykon kandidaturat e PD-së për president, porn ë këto momente, duhet gjetur një zgjidhje tjetër.
“Procesi i dialogu dhe negociatave duhet të eci më shpejt, në mëyrë të hapur dhe konstruktive. Duhet që presidenti të zgjidhet që në raaundin e parë, me një shumicë më të madhe se mazhoranca aktuale. Duhet një zgjedhje sa më e gjerë. Minutat dhe orët që vijnë duhet të menaxhohen në mënyrë të përgjegjshme dhe konkrete. Për të mërkurën, kur bëhet raundi i parë i votimeve, duhet të paraqiten emra. Ne si LSI nuk kemi asnjë shqetësim të veçantë për emra, por jemi të gatshëm që të paraqesim edhe emra për presidentin e ardhshëm. Ne kemi edhe disa shqetësime të tjera, të cilat u paraqitën dje nga ana e zotit Ruçi.
Ne nuk paragjykojmë asnjë kandidat, as nga PD, por ne këmbëngulim për zgjedhjen e një presidenti me një shumicë më të madhe se mazhoranca aktuale dhe se duhet gjetur një zgjidhje sa më konsensuale, ka thënëMeta.