E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ne konferencen per sigurine detare Te ndertohet korridori 8

Korridoret e transportit naftësjellëset, prodhimi i energjisë së gjelbër, tregëtia, investimet, ambjenti, transporti ujor në hapësira më të sigurta, janë sektorët në të cilat është e nevojshmë të implementohen projekte straegjike duke krijuar kushte për t’i mbrojtur dhe siguruar rinovimin e tyre,

Për kryeministrin Sali Berisha potencialet e mëdha të rajonit të Ballkanit bëjnë të domosdoshme sundimin e ligjit kombëtar dhe ndërkombëtar në detin Adriatik dhe Jon

Sfidat u diskutuan në konferencën rajonale "Sfidat e sigurisë detare në Adriatik dhe Jon”.
“Potencialet e mëdha të rajonit të Ballkanit bëjnë të domosdoshme sundimin e ligjit kombëtar dhe ndërkombëtar në detin Adriatik dhe Jon. Dhe Prej 20 vitesh diskutohet 'Korridori 8', që është rruga natyrale e investimit. Ftoj që të bëjmë gjithçka për ndërtimin e tij. Pavarësisht vështirësive, qeveritë tona duhet ta ndërtojnë atë korridor, si një promotor zhvillimi të rëndësishëm të vendit të tyre dhe rajonit e më gjerë dhe Anëtarësimi në NATO i Shqipërisë dhe Kroacisë e ka bërë më të sigurt rajonin. Uroj dhe dëshiroj që vendet fqinjë të rajonit të ecin dhe kanë mbështetjen e plotë të Shqipërisë, në rrugën drejt anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut të Veriut, çka do e bëjë rajonin më të sigurt”- deklaroi Berisha.

Ambasadori amerikan Aleksandërv Arvizu, mbështeti tezën e domosdoshmërisë së përpjekjeve të përbashkëta rajonale, për adresimin e sfidave që lidhen me sigurinë në Adriatik dhe Jon.
“Konferenca e sotme paraqet një hap të pare në një rrugë të gjatë për bashkëpunimin rajonal, për të përmirësuar sigurinë detare në rajon. Sfidat kanë të bëjnë me përpjekjet praktike që duhen bërë për tu përballur me këto sfida. Këto rreziqe lidhen jo vetëm me kufijtë gjeografike, prandaj duhet të punojmë së bashku, të gjejmë qasje dhe strategji që karakterizohen nga fleksibiliteti. Vetëm duke mbyllur ndarjet ne mund të jemi të efektshëm për adresimin e sfidave të sotme. Siguria nuk mund të bëhet e mundur pa përpjekje rajonale dhe bashkëpunim rajonal. Ky është fokusi i konferencës së sotme”- deklaroi ambasadori Arvizu.

Ish ministri i jashtëm italian Franco Frattini kërkoi angazhim për të kaluar fazën operacionale të projektit TAP, që tashmë ka mbështetjen e mjaft vëndeve të rajonit.

Ministri Imami foli për qasje dhe strategji që karakterizohen nga fleksibiliteti pasi siguria nuk mund të bëhet e mundur pa përpjekje rajonale dhe bashkëpunim rajonal.

Konferenca u vlerësua për qasjen në bashkëpunimin rajonal, për të përmirësuar sigurinë detare në rajon.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›