E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet Enver Stafuka vodhi makinen nga e cila u vra kryekomisari Dritan Lamaj

Me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda, është arrestuar Enver Stafuka nga Fushë Kruja, si i dyshuar për vjedhjen e makinës “BMË” me targa DR 1944 S.
Për këtë vjedhje të ndodhur me 23 shkurt është arretsuar edhe Gentjan Bejtja, që tashmë ndodhet I izoluar në qeli.
Sipas akuzës, makina që është vjedhur nga dy të dyshuarit Stafuka dhe Bejtja, është përdorur nga atentatoret e vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj.
Kjo makinë, u gjet e djegur në Domje, tre ditë pas vrasjes së kryekomisarit Lamaj, për të cilën akuzohet I arrestuari në Greqi Arben Frroku, tashmë kandidat për deputet në Shkodër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›