E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha në kuvendin e PD-së,Durrës

I pranishëm në punimet e kuvendit të nëntë të degës së Partisë Demokratike të Durrësit, kryetari i Kësaj partie, njëkohësisht kryeministri i vendit, Sali Berisha u shpreh se qeveria e tij ka ndryshuar përgjithmonë realitetin në Shqipëri, duke e nxjerrë vendin përfundimisht nga listat e zeza të drogës e korrupsionit.Sipas Berishës kjo qeveri u faktoi shqiptarëve, se është ekzekutivi i premtimeve të mbajtura, ndërsa ajo që do të formohet pas 28 qershorit do të jetë e transformimit total të vendit. Berisha pranoi se një pjesë e qytetareve janë të pakënaqur me sistemin, por shtoi se qeveria e tij do të bëjë gjithçka për ta ndryshuar. Ndërkohë duke u ndalur te anëtarësimi i plotë i Shqipërisë në NATO, gjë e cila pritet të ndodhë vetëm pas një jave, kryeministri Berisha tha se kjo është ngjarja më madhore pas shpalljes së Pavarësisë. Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal edhe në investimet e realizuara dhe projektet e reja për qytetin e Durrësit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›