Bushati:Qeveria shpërdoron fondet publike

Partia Socialiste akuzon qevrinë se po shpërdoron fondet publike dhe nuk po merr asnjë masë për zbutjen e varfësisë. Sipas nënsekretarit për programin pranë PS-së,Ervin Bushati, "fondet publike, të taksapaguesve shqiptare, shpërdorohen në vend që të investohen në një mënyrë më efikase për të stimuluar ekonominë dhe për të ulur nivelin e varfërisë në vend.Sipas tij 3.2% e Prodhimit të Përgjithshem Bruto sot shkon vetëm për segmentin Rrëshen - Kalimash vetëm në këtë vit. Bushati nënvizoi se fondet publike janë pre e abuzimit dhe korrupsionit qeveritar që nuk do t'ia dijë për varfërinë e qytetarëve të vet, duke nënvizuar se shumë fonde shkojnë për reklamat qeveritare."Është në nderin e kësaj qeverie të bëjë publike sa para tonat do të harxhohen në total deri në 28 Qershor për reklama: reklama që sot vertetojnë dështimin e qeverisë që mundohet të na mbush mendjen me fjalë dhe jo me vepra",vijoi më tej Bushati, duke premtuar se me ardhjen në pushtet të PS-së, në qendër të programit të saj, do të ketë uljen e varfërisë.