E Diel, 1 Nëntor 2026

Bujar Nishani: Kreun e SHISH e emëron Berisha. Ceremonia nuk u zhvendos për shkak të problemeve të mia

Presidenti i ri, Bujar Nishani, ka folur në studion e emisionit Fakt menjëherë pas ceremonisë së inaugurimit. Gjatë intervistës ai ka thënë se ndryshimet në ceremoni i ka bërë stafi i tij, madje vetë Nishani ka dhënë idetë e tij. Nishani tha se vetë Bamir Topi e ka mirëkuptuar faktin që nuk do mbante fjalim në këtë ceremoni. Topi pati deklaruar se ndryshimet i ka bërë Berisha, por Nishani nuk pranoi të komentojë një deklaratë të tillë. Nishani mohoi në mënyrë kategorike që zhvendosja e ceremonisë së betimit nga Pallati i Brigadave në Presidencë të jetë bërë për shkaqe shëndetësore. Ai tha se u vendos kështu për të respektuar institucionin e presidentit, që i ka aty zyrat, por edhe për faktin se në Presidencë ka më shumë hapësirë për të organizuar ceremoninë. Nishani, që nuk u pa askund në kamera duke ecur, tha se do i përballojë angazhimet e tij siç përballoi edhe ceremoninë dje.

Presidenti i ri deklaroi se nuk ka ndërmend të kthehet në PD kur të mbarojë mandatin. Ai theksoi edhe njëherë se kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror e emëron dhe e shkarkon Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›