E Diel, 1 Nëntor 2026

Pse përfaqësimi kosovar në ceremoninë presidenciale ishte i nivelit dosido?

Kosova ish e përfaqësuar në ceremoninë e  stafetës presidenciale në nivele jo të larta. Mungonte Atifete Jahjaga, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, dhe eksponentë të tjerë të rëndësishëm të politikës së Prishtinës. Prania në Kosovë e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun, nuk mjafton për ta përligjur këtë mungesë. Tirana dhe Prishtina janë shumë afër, dhe një vizitë blitz në Tiranë nga ana e autoriteteve të Prishtinës mund të bëhej me charter vajtje-ardhje për tri orë, në harkun e të cilave Ban Ki Munit mund ti mbushej axhenda me aktivitete të tjera.

Si shpjegohet atëherë? Në këtë mes mund të bëhet ndonjë spekullim, pasi nuk duken arsye që ta mbushin mendjen. Nëse do të kishim në Tiranë Presidenten, kryeministrin e kryeparlamentarin e Kosovës, apo dhe udhëheqës të tjerë politikë të shqiptarëve në Ballkan (Ahmeti, Thaçi), ceremonia presidenciale do të merrte formën e një ngjarjeje me rëndësi kombëtare, dhe dikujt, ndoshta Berishës, nuk do ti pëlqente shumë kjo gjë. E prandaj nuk është çudi që Protokolli i Shtetit të ketë marrë porosinë që të të organizojë një ceremoni të mirë, por pa dhënë idenë se në Tiranë po ndodh kushedi se çfarë.

http://respublica.al/artikuj/2012/07/24/pse-perfaqesimi-kosovar-ne-ceremonine-presidenciale-ishte-i-nivelit-dosido

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›