E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha ne mbledhje qeverie Shqiperia te paraqitet e paster kete sezon

Kryefjala e mbledhjes së sotme të qeverisë ka qenë turizmi dhe përgatitjet për sezonin turistik, për të cilin kryeministri Sali Berisha garantoi se janë marrë të gjitha masat për një sezon turistik dinjitoz. Ai parashtroi disa nga detyrat dhe prioritetet për këtë sezon, ku shprehu edhe angazhimin e qeverisë shqiptare për të bërë gjithçka në funksion të përmirësimit të turizmit dhe të zhvillimit të mëtejshëm të turizmit malor. Ai ka kërkuar nga bashkitë dhe komunat që t’u japë mundësi të rinjve për punësim dhe u bëri apel atyre që të bëjnë maksimumin për të mbrojtur mjedisin, ndërsa theksoi se do të merren masa ndaj ndotësve të tij.
“Prioritet i qeverisë është rritja e punësimit. Punësimi sezonal arrin në 170 mijë vetë. Bashkitë dhe komunat të punësojnë të rinj për pastrimin e mjedisit, në mënyrë që Shqipëria të paraqitet e pastër këtë sezon”- deklaroi shefi i qeverisë, ndërsa paralajmëroi gjoba ndaj atyre që ndotin mjedisin.
Ai kërkoi gjithashtu një angazhim të madh edhe nga strukturat e policisë rrugore në funksion të turizmit, si edhe një angazhim të madh të ekipeve shëndetësore në zonat e populluara me turistë, ndërkohë që u bëri thirrje zyrave të turizmit një rrethe ta promovojnë atë, në mënyrë që ky të jetë sezoni më masiv në historinë e vendit.
“Ka një vërshim të vërtetë drejt zonave malore, si kurrë më parë. Është jazhtëzakonisht e rëndësishme, policia rrugore, drejtoria e rrugëve dhe ministria e punëve publike duhet të përmbushin në kohë çdo detyrim.”

Në nisje të mbledhjes së qeverisë kryeministri Sali Berisha deklaroi se mirëpret të emëruarit e rinj në postet qeveritare, ndërsa ka falënderuar Petrit Vasilin dhe Nasip Naçon për bashkëpunimin.

Berisha: Do rriten kuotat, por jo tarifat e regjistrimit të studentëve
Gjithashtu në mbledhjen e sotme të qeverisë Kryeministri Berisha deklaroi se nuk do të rriten tarifat e regjistrimit të studentëve në universitetet publike. Në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri informoi se kërkesa e bërë kryesisht nga universitetet e rretheve nuk do të pranohet. Është totalisht e papranueshme.
“Janë të papranueshme. Ka degë që kanë kërkuar dyfishimin e tarifës. Kemi deklaruar që tarifa do të rriten me inflacionin, por rritje tjetër nuk mund të ketë. Zoti Tafaj do informosh rektoratët e universiteteve të rretheve, përvec inflacionit rritje tjeter të mos presë që do miratojë kjo qeveri. Rritja nga 160 mijë në 330 mijë është e papranueshme”- deklaroi kryeministri duke shtuar se “Do rriten kuotat e pranimit të studentëve”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›